Struga dhe Ohri do të bashkëpunojnë me APMT-në për zhvillim të turizmit

Takime me kryetarët e Ohrit dhe të Strugës, Jovan Stojanovski dhe Ramiz Merko, janë pjesë e aktiviteteve të Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit (APMT) të Republikës së Maqedonisë të cilat e intensifikojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rajonal për përforcimin e turizmit dhe përmirësimin e bashkëpunimit në nivel lokal dhe kombëtar.

Siç informojnë nga APMT, në takimin me Merkon kanë dakorduar fillimin e bashkëpunimit të përbashkët në pjesën e promovimit dhe mbështetjes së turizmit, gjegjësisht paraqitje të përbashkët në manifestime të panaireve, para së gjithash në panairin në Tiranë, Shqipëri. Në takim është diskutuar edhe për investuesit potencialë dhe mundësitë investuese në rajonin e Strugës. Me Stojanovskin është biseduar për paraqitje të përbashkët me APMT në panairet për turizëm – me prioritet në panairin për turizëm në Republikën e Serbisë i cili mbahet javën e ardhshme. Ky panair, thonë nga Agjencia është me rëndësi të veçantë për qytetin e Ohrit për shkal të faktit se numri më i madh i turistëve në Ohër janë nga Serbia, ndërsa bashkëpunimi për promovim do të vazhdojë edhe në panairet në Kroaci dhe Gjermani.

“Ligji për hoteleri në pjesën e kategorizimit të objekteve dhe formimin e inspektimit turistik imponohen si prioritet për zgjidhje, me ç’farë është arritur pajtueshmëri e dyanshme se do të qaset drejt kërkesës nga ekonomia e turizmit për formimin e inspektimit turistik si dhe mbrojtjen e e disa monumenteve natyrore dhe burimet e lumit Drin në Ohër si atraksione për eko turizëm dhe mbrojtjen e tyre”, qëndron në kumtesë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...