Luftë’ për Besë

Në Lëvizjen BESA edhe të hënën ka pasur zhvillime dramatike nga dy grupet që thirrën në legjitimitet – ai Bilall Kasamit dhe grupi i Nexhmedin Kahremanit.

Të hënën, Kasami me disa bashkëpunëtorë, ndër ta edhe anë- tari Kryesisë qendrore Kastriot Rexhepi dhe Arianit Hoxha, në ora 9 e 30 minuta kanë arritur të hyjnë në selinë qendrore të partisë në Shkup, duke thyer derën e selisë dhe dukë vë në mbrojtje të saja një kompani tjetër sigurimi.

Pas kësaj, për tre orë rresht u panë të kontrollojnë selinë e partisë forcat policore, ndërsa në të njëjtën kohë – nga grupi i Kasamit pati një konferencë për shtyp për gazetarë.

Abdush Demiri nga ky grup tha se ka dy ditë që kanë tentuar të hynë në selisë së partisë por se janë penguar, siç tha ai, nga persona të paidentifikuar.

Ai shtoi se pasi kanë hyrë në seli, menjëherë i kanë thirr organet e rendit të vijnë në vendngjarje për të kryer procedurat. Për më shumë rreth situatës në parti, Abdush Demiri tha se të martën përmes një konference për shtyp do të njoftojë kryetari i partisë Bilall Kasami.

“Pasi tentuam dy ditë me radhë që të hymë në selinë e partisë, e njëjta gjë na ishte e pamundësuar pasi brenda në seli ka pasur persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar. Menjëherë i kemi njoftuar edhe organet e rendit që të vijnë në vendngjarje, pasi edhe dy ditë përpara e kemi paraqitur rastin në fjalë në organet kompetente. Organet e rendit përfunduan procedurat e tyre dhe me siguri pas kë- saj do pasojnë edhe paditë penale për të gjithë ata që janë të involvuar në uzurpimin e selisë së Lë- vizjes Besa në Shkup. Për detaje më të hollësishme rreth situatës së krijuar, nesër (sot) kryetari i partisë, Bilall Kasami do të mbajë pres konferencë”, tha Demiri.StrugaLajm

“LUFTA” PËR SELINË

Ndërkaq, sipas asaj që kanë thënë nga sigurimi paraprak, ata nuk kanë mundur të ndalojnë persona të shumtë që të hynë në selinë e partisë. Menjëherë grupit të kryetarit të shkarkuar Bilall Kasamit i janë kundërpërgjigjur nga Grupi tjetër – ai i kryetarit në detyrë, Nexhmedin Kahrmeni, duke akuzuar të parët se në mënyrë të dhunshme kanë sulmuar personat e sigurimit duke thyer bravën e derës së selisë qendrore. Për këtë, ata akuzojnë disa persona nga Dega e Çairit dhe nga fshati Llërcë i Tetovës.

“Sot, selia qendrore e Lëvizjes BESA në Shkup, që ishte nën mbrojtje të një kompanie të sigurimit, është sulmuar nga persona të armatosur, është thyer brava dhe hapësira e saj është marrë me dhunë. Dyshohet se personat që e kanë bërë këtë janë disa ekstremistë të dhunshëm të Çairit dhe të fshatit Llërcë të Tetovës, ndërsa i shoqëruar nga këta njerëz, ka ardhur edhe tashmë kryetari i shkarkuar, Bilall Kasami”, thuhet në kumtesën për media nga Grupi i Nexhmedin Kahremanit.StrugaLajm

Ata akuzuan Kasamin se po keqpërdor jo vetëm zyrat partiake, por edhe vlerat që Lëvizja BESA ka sjell në skenën politike në vend. “Sidoqoftë, në emër të anë- tarësisë së Lëvizjes BESA, shumicës së Këshillit Qendror, Kryesisë Qendrore dhe shumicës absolute të strukturave të Besës, ne e dënojmë këtë akt të dhunshëm dhe presim që organet e rendit ta zbardhin këtë rast dhe ushtruesit e këtij akti vandal të përgjigjen para drejtësisë. Me këtë rast, edhe njëherë pohojmë se kjo nuk ka qenë gjuha që e kemi instaluar ne, këto nuk janë as vlerat që ne i kemi promovuar dhe kjo është në kundërshtim me gjithçka që ne e kemi ideuar në Lëvizjen BESA. Neve na vjen keq që Bilall Kasami në bashkëpunim me klane ekstremiste të Çairit po i uzurpon dhunshëm jo vetëm zyrat e Besës, por edhe i nëpërkëmb vlerat që në skenën politike i ka sjellë Lëvizja BESA. ME KË JANË DEPUTETËT E TETOVËS Paraprakisht, anëtar të Degës së Tetovës në prezencë e disa anë- tarëve të Kryesisë qindore dhe të Këshillit qendror i dhanë mbështetje kryetari të ri Nexhmedin Kahremani.

“Kahremani e gëzon mbë- shtetjen e plotë të të gjithë strukturave të Lëvizjes BESA dhe më gjerë, por edhe të tetovarëve e të tjerëve, madje edhe përtej dallimeve politike. Prandaj, ne dëshirojmë të falënderojmë Këshillin Qendror që në çastet e organizimit të brendshëm në Lëvizjen BESA, e zgjodhi Karemanin për këtë detyrë, sepse ai është një figurë që bashkon dhe nuk përçan, si dhe një personalitet i nderuar, për të cilin jemi të bindur se me urtësi dhe qasje pozitive që e ka mund të drejtojë me sukses Lëvizjen BESA deri në kongresin e saj”, tha Bashkim Uzairi nga Dega e Tetovës.

“Për ne mospajtimi është vetëm në rrafshin e debatit të brendshëm demokratik, që është normal për organizatat e mëdha siç është BESA, dhe ne jemi të bindur se gjithë kjo do të tejkalohet në mënyrën më të mirë në Kongresin e parë të Lëvizjes. Ne në Lëvizjen BESA nuk i ndajmë njerëzit nga cili qytet janë, por çfarë vlera kanë. Lokalizëm në mesin tonë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vend asnjëherë. Sepse BESA është mbi të gjithë dhe askush në BESË nuk është i pazëvendësueshëm”, tha Bashkim Uzairi.

Ndryshe kryetari i Degë së Tetovës, Adnan Azizi është në krahun tjetër atë të Bilall Kasamit ndërsa dilemë mbetet se nga do të anojnë dy deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli. Nga grupi i Kasamit të hënën ishin të sigurt se këta dy deputetë nuk do të kalojnë në grupin e Nexhmedin Kahremanit, por do të mbështesin kryetarin Kasami, kjo sipas një anëtari të kryesisë së BESËS që deshi të mbetet anonim. “Shumë shpejtë presim që shumë struktura dhe njerëz me ndikim t’i japin mbështetje publike Bilall Kasamit”, thotë zyrtari i lartë i Lëvizjes BESA. Mbetet të shihet si do të veprohet më tutje kur të dyja palët kanë lajmëruar mbajtjen e Kongresit partiak në datën e caktuar më 24 shkurt.

Kujtojmë se organet e partisë për tre vite funksionojnë si të përkohshme që nga themelimi i kësaj partie në mars të vitit 2015-të. Orhan Murtezani nga Grupi që thirret si legjitim, meqë kanë shumicën e Këshillit qendror, nuk dha asnjë detaj më shumë në pyetjen e gazetës KOHA nëse vendimin për shkarkimin e Kasamit dhe nënshkrimet e kuvendareve i janë përcjell organeve kompetente gjyqësore apo do të pritet të mbahet Kongresi partiak që të përcillen ndryshime në parti. Siç dihet tashmë, të shtunën e kaluar – anë- tarë të Këshillit të Përgjithshëm 67 nga 105 sa janë gjithsej – shkarkuan kryetarin e partisë Bilall Kasami dhe po në të njëjtën kohë zgjodhën kryetar të përkohshëm, deputetin Nexhmedin Kahremani. “Kemi kërkuar dorëheqje nga ai disa herë, por ai ka bllokuar të gjitha organet dhe sa herë që ka mbajtur Këshilli mbledhje, katër mbledhje, kur ka ardhur në rend dite pika për dhënie të përgjegjësisë, ai e ka lëshuar mbledhjen, e ka prishur mbledhjen, nuk ka pranuar as në rend dite të jetë dorëheqja e tij.

Ne kemi kërkuar përgjegjësi për humbjen, kush është përgjegjës, por ai nuk ka qëndruar në mbledhje, sepse nuk ka dashur të jep dorëheqje. Ne vazhdimisht kemi kërkuar të shkarkojmë të gjitha organet e Kryesisë dhe në Kongres të konkurrojë secili që dë- shiron të jetë kryetar partie. Edhe Kasami mund të konkurrojë, por paraprakisht të jep dorëheqje dhe më pas të konkurrojë dhe të votohet nga kryesia. Këtë Kasami nuk e ka pranuar duke këmbëngulur që vetëm ai të jetë kandidat për kryetar dhe më pas kryetar i partisë”, tha Nexhmedin Kahremani për mediat. Siç dihet mospajtimet në Lëvizjen BESA mes sekretarit të përgjithshëm, Afrim Gashi dhe ish-nënkryetarit të partisë Zeqirija Ibrahimi me kryetarin Bilall Kasami kanë ekzistuar që para zgjedhjeve lokale.

Sipas disa burimeve, grupi i Shkupit kanë dashur të lidhin koalicion parazgjedhor me PDSH-në dhe të përkrahin kandidatin për kryetar të Tetovës, Bardhyl Dauti, por se kjo nuk është pranuar nga Bilall Kasami. Pas kë- saj, shumica e Kryesisë qendrore i kanë bërë presion Bilall Kasamit që të kandidojë vetë gjë që edhe ndodhi vërtetë. Përveç Degës së Tetovës, mospajtime të theksuara pati dhe në Degën e Çairit mes anëtarit të kryesisë Kastriot Rexhepi dhe Afrim Gashit e Zeqirija Ibrahimit pikërisht kur këta të fundit kundërshtuan ashpër Rexhepin si kandidat për kryetar të Çairit/koha.mk/

In : Aktuale

Loading...
loading...