“Bli shtëpi, bli banesë” vazhdon edhe këtë vit

Në Ministrinë e Financave informojnë se shpallje për projektin “Bli shtëpi, bli banesë” do të implementohet deri në dhjetor 2018, ndërsa arsyetojnë se mbështetja e këtij projekti nga Qeveria e kaluar bëhet me qëllim që, përveç mbështetjes së çifteve të reja, do të mbështeten edhe ndërmarrjet e ndërtimtarisë që ndërtojnë banesa të reja

“Bli shtëpi, bli banesë”, projekti më i përfolur dhe i cili nga viti 2012 ka filluar të zbatohet nga partia e atëhershme në pushtet – VMRO, do të vazhdojë deri në fund të vitit, konkretisht deri më 31 dhjetor 2018. Kështu ka sjellë vendim Qeveria e re, e cila atëkohë, kur LSDM ishte në opozitë, kishte vlerësuar se bëhet fjalë për projekt të dështuar dhe që nuk ia vlen të subvencionohet.

Në Ministrinë e Financave informojnë se shpallje për projektin “Bli shtëpi, bli banesë” do të implementohet deri në dhjetor 2018, ndërsa arsyetojnë se mbështetja e këtij projekti nga Qeveria e kaluar bëhet me qëllim që, përveç mbështetjes së çifteve të reja, do të mbështeten edhe ndërmarrjet e ndërtimtarisë që ndërtojnë banesa të reja.

“Qeveria në njërën nga seancat e mbajtura para përfundimit të vitit 2017 shqyrtoi dhe miratoi raportin për zbatimin e Ligjit për subvencionimin e kredive për banesa me një projekt-vendim mbi kohëzgjatjen e thirrjes publike dhe numrin e thirrjeve publike për aplikimin e qytetarëve për marrjen e një kredie banesore të subvencionuar në vitin 2018”, thonë nga ministria e Financave. Me këtë vendim, informojnë nga kjo ministri, edhe në vitin 2018 do tu mundësohet qytetarëve që përmes kushteve të favorshme – të sigurojnë shtëpi apo banesa.StrugaLajm

“Deri më tani, përmes këtij projekti janë subvencionuar 1171 kredi banesore për të cilat bankat komerciale kanë lejuar kredi në vlerë prej 41.2 milionë euro, ndërsa shteti për kredi banesore për të rinjtë ka subvencionuar një të katërtën e kredive të lejuara nga bankat apo 10.2 milionë euro”, thonë nga Ministria e Financave. Me Buxhetin e vitit 2018, në ndërkohë janë paraparë 120 milionë denarë për këtë projekt. Kushtet për aplikim janë po të njëjtat dhe të drejtën e konkurrimit dhe tërheqjes së kredisë e kanë çiftet e kurorëzuara ose jo, të ardhurat e të cilëve bashkërisht nuk kalojnë 900 euro, por edhe blerja e banesës duhet të jetë me kushtet që 1 metër katror nuk duhet të kalojë çmimin 900 euro, përfshirë edhe TVSH-në. (Z.V)

In : Aktuale

Loading...
loading...