Media Austriake: Ekzistenca e Maqedonisë varet nga raporti i saj me shqiptarët

Përfaqësuesit e BE paralajmërojnë me të drejtë se hezitimi i presidentit Ivanov për të njohur zgjedhjet dhe shumicën parlamentare është lojë me zjarrin në Maqedoni, shkruan Der Standard.

Këto ditë vendi i vogël ballkanik është kthyer përsëri në Fuçi Baruti të Ballkanit – kësaj here – jo si luftë tre frontale mes bullgarëve, serbëve dhe grekëve për ndarjen e territorit të maqedonasve. Krijimi i një republike të Maqedonisë mes federatës jugosllave ishte kthesë e procesit të vonuar të lindjes së kombit maqedonas. Prej shpërbërjes së Jugosllavisë dhe shpalljes së pavarësisë në 1991 shteti nuk ka akoma emër të vërtetë: në kuadër të presionit grek ajo ndërkombëtarisht njihet me emrin “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Shteti me 2.1 milion banorë nuk është i kërcënuar nga jashtë. Ekzistenca e Maqedonia varet nga raporti i saj me mbi gjysmë milion shqiptarët, të cilët nuk dëshirojnë të jetojnë si shtetas të klasës së dytë. Në 2001 shpërtheu konflikti mes armatës maqedonase dhe guerilasit shqiptarë për më shumë të drejta të shqiptarëve. Vetëm në gusht 2001 nën monitorimin e BE dhe NATO u nënshkruajt Marrëveshja e Ohrit. Vizitat e fundit në Shkup të komisionerit Johannes Hahn, shefes së politikës së jashtme Federica Mogherini dhe të hënën presidenti i BE, Donald Tusk, tregon frikën e Brukselit nga krijimi i ndonjë kaosi në Maqedoni që do prekte gjithë Ballkanin. Nuk ka qeveri dhe parlament, sepse presidenti Gjorgje Ivanov heziton të mandatojë liderin social demokrat, Zoran Zaev, përkundër që ai me tre partitë shqiptare ka krijuar shumicën me 67 nga 120 deputetë. Ai është nën kontroll të popullistëve të OBRM-PDUKM dhe liderit të saj Nikola Gruevski, që sundon vendin nga 2006. Opozita e akuzon presidentin për Grusht shteti.  Ivanovi në anën tjetër thekson se LSDM cënon sovranitetin e Maqedonisë, transmeton Bota Sot.StrugaLajm

Prej një viti Prokuroria Speciale heton qeverinë e Nikola Gruevskit pas skandaleve të përgjimit. Ata dyshohen për korrupcion dhe kontroll të mediave dhe gjyqësorit. Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kërcënohen me burgim të gjatë. Andaj OBRM mundohet të luajë kartën nacionaliste, shpesh me deklarata plot urrejtje anti-shqiptare. Ata shfrytëzojnë nënshkrimin e Platformës Shqiptare nën prezencën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, që sipas tyre kërcënon shpërbërjen e Maqedonisë. Përfaqësuesit e BE paralajmërojnë me të drejtë se hezitimi i presidentit Ivanov për të njohur zgjedhjet dhe shumicën parlamentare është lojë me zjarrin në Maqedoni.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...