Mërgimtari shqiptar apel ministrit Edmond Ademi: Dil në Tabanoc! (FOTO)

Aktivisti shqiptar në diasporë, Alisetar Ramadani, apelon te ministri për diasporë, Edmond Ademi që të interesohet më tepër për pengesat që po hasin mërgimtarët gjatë ardhjes në vendlindje.

“Ju si person më përgjegjës për mërgatën, në këto ditë të pushimeve verore për mërgimtarët duhet të jeni me mërgimtarët dhe hallet e tyre sidomos këto ditë në kufirin e Tabanoces! Lexojmë në medie se mërgimtarët ankohen për pritjet e gjata në këtë kufi! Përse pritet aq gjatë? Çka ka policia dhe dogana e Maqedonisë t’i kontrollon mërgimtarët në mënyrë që t’i lë ato të presin me orë të tëra për asgjë hiq! Ju lutemi, kjo i ngjan komunizmit! Tërë Evropa kalohet pa pengesë, në Maqedoni kur vimë aty presim me orë e orë me fëmijët tanë në automjete!

I nderuar z. Ministër, kërkojmë nga ju të dilni në kufirin e Tabanoces dhe në bashkëpunim me policinë dhe doganat t’i lëshoni mërgimtarët pa i maltretuar fare, është trup të synojmë Evropën e të sillemi sikur të jemi Kore Veriore! Kjo sjellje nuk na pëlqen aspak, prandaj shpresojmë që ju do të ndërmerrni hapa konkret në këtë kërkesë tonën dhe të intervenoni menjëherë, ndryshe ankesat tona do t’ia drejtojmë faktorit ndërkombëtarë.StrugaLajm

Ju duhet të jeni në shërbim të mërgatës, e jo të lejoni ajo të maltretohet në kufi”, shkruan Alisetar Ramadani, kryetar i LDSHM – Zvicër”.StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...