Merko dhe Shaqiri premtojnë investime në rrjetin e ujësjellësit

Kryetari Merko në bashkëpunim me drejtorin e NPN Proaqua z. Jeton Shaqiri investojnë në rrjetin e ujësjellësit

NPN Proaqua Strugë me kënaqësi e informon publikun se në bashkëpunim me Komunën e Strugës do të kryejë edhe një punë kolosale në të mirë të qytetarëve të Strugës në të cilin drejtim aspak nuk është investuar. StrugaLajm


Bëhet fjalë për një projekt i cili realizohet në tre faza e bëhet fjalë për heqje të gypave të azbestit dhe ndërrimin e tyre me gypa të rinj dhe më të gjërë nëpër të gjithë territorin e Komunës së Strugës për furnizim sa më të mirë me ujë të pijshëm të të gjithë popullatës. 
Faza e parë që do të fillojë tani është heqja e gypit të azbestit në gjatësi prej 3 kilometrash dhe gjërësi prej Ф100 i cili shtrihet nëpër rrugën Partizanska, dhe ndërrimi i tij me gyp të ri me gjërësi prej Ф200 me të cilin dukshëm do të përmirësohet furnizimi me ujë të pijshëm në një pjesë të madhe të qytetit.
Me përfundimin e fazës së parë pasojnë faza e dytë dhe e tretë e projektit me të cilat gjithashtu parashihet që të sanohen (hiqen) gypat e azbestit në gjatësi të mëdha dhe ndërrimi i tyre me gypa dyfish më të gjërë sepse ato janë gypa të vjetër dhe të ndjeshëm ndaj havarive të përhershme dhe ashtu si[ rritet numri i objekteve në Komunë, ashtu rritet edhe ngarkesa e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. 
NPN Proaqua Struga do të vazhdojë me ritmin e njëjtë ti kryejë të gjitha punët që janë obligim i saj dhe do të përpiqemi së bashku me Komunën e Strugës ti sanojmë të gjitha pikat problematike në sferën tonë.StrugaLajm

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...