Ardian Dervishi ,strugan i ‘’Arbërisë’’ së Austrisë flet për suksesin e Shoqatës

Ardian Dervishi ,strugan i ‘’Arbërisë’’ së Austrisë flet për njëvjetorin e Shoqatës

Shoqata “Arbëria” në Klagenfurt gjatë fundjavës së kaluar në Klagenfurt të Austrisë me kryetar  Ardian Dervishi nga Dollogozhda e Strugës pati takim me anëtarët e saj . Interesimi i shqiptarëve që jetojn në zonën e Klagenfurt dhe rrethinës ishte I madh për këtë takim .

Kjo Shoqatë u formua gjatë vitit 2018 ku ka realizuar disa projekte humanitare e kombëtare por më e rëndësishmja ësht edhe ruatja e vlerave kombëtare duke organizuar koncerte te ndryshme.StrugaLajm

Ardian Dervishi për Strugalajm potencon se kjo Shoqatë ka arritur të jetë një piktakimi i mërgimtarëve shqiptar në këtë pjesë të Austrisë.“ E krijuam këtë Shoqatë, që shqiptarët e kësaj zone , të kenë një vendtakim ku do promovohen vlerat tona kombëtare. Ne jemi këtu, të bashkuar për t’i ndihmuar njëri- tjetrit dhe normal ta ndihmojmë vendlindjen saher që ajo na thërret. Më e rëndësishmja është që të kujdesemi për brezat e ardhshëm duke mos harruar gjuhën , traditat shqiptare, duke organizuar manifestime të ndryshme kulturore artistike që edhe fëmijet tan nëpërmjet këngës dhe valles të njohin më afër dhe ti duan vlerat tona kombëtare’’tha Dervishi.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...