Politikanët mercenarë në skenën politike shqiptare në Maqedoni

Editorial nga INA

Sikur në luftë, ashtu edhe në politikë, mercenarët janë individ apo grupe të cilët s’kanë ideale, nuk kanë një kauzë.

Ata nuk janë konsistentë dhe i ndrrojnë qëndrimet e tyre varësisht se kush i paguan më shumë dhe e ndjekin rrugën e profitit.

Në skenën politike shqiptare në Maqedoni, numri i mercenarëve është shtuar dhe ata luftojnë për interesat e tyre meskine dhe personale, më shumë se padroni që i paguan.StrugaLajm

Me paratë që i marrin regrutojnë një ushtri klienteliste për ti arritur qëllimet e tyre.

Ata sot të shajnë, mund të ishin armiku yt më i madhë, por nëse ua tregon paratë dhe profitin të ngrisin në qiell.

Politikani mercenar, s’ka fytyrë, s’ka moral, s’ka kauzë. Politikani mercenarë nuk interesohet për shtet, për liri dhe të drejta njerëzore, për barazi për meritokraci, për vlera njerëzore, ai njeh si Zot vetëm paranë dhe profitin. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...