Ndërron jetë Luman Çermenika veteran i arsimit në Strugë

Pas një sëmundje të gjatë, sot ndërroi jetë prof.Luman Çermenika nga fshati Ladorishtë. Prof.Lumani lindi më 28 prill 1941 në Ladorishtë, ku dhe kreu shkollën fillore. Më pas atë të mesmen në Zef Lush Marku, ndërsa Studimet në Akademinë pedagogjike në Shkup në grupin Biologji-Kimi. Studimet i vazhdoi në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup pranë fakultetit filozofik dega e Psikologjisë dhe mori titullin psikolog i diplomuar . Një kohë punoi si mësimdhënës në shkollën e mesme “Ajdar Dushi” në Ladorishtë. Më tej deri në pension punoi si mësimdhënës i Biologjisë dhe Kimisë në Sh.f” Ashim Agushi” në Ladorishtë. Varrimi bëhet nesër- e premte në ora 11.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...