Ramkoski paralajmëron:Do rikthehet televizioni A1

Televizioni A1 do të rikthehet përsëri në eterin mediatik. Kështu ka njoftuar Velija Ramkovski, pronar i televizionit, i cili u mbyll në vitin 2010 nga ana e qeverisjes së Nikolla Gruevskit. Ndërsa Ramkovski dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt morën dënim me burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistën ekskluzive të ‘Slloboden Peçat’ (e premte 25 gusht), Ramkovski zbulon se bashkëpunëtorët e tij më të afërt, të cilët së bashku me të morën dënim me burg në Shutkë dhe Idrizovë, si dhe gazetarët e guximshëm të cilët luftuan kundër regjimit, do të kenë 51% nga pronësia e televizionit, ndërsa gazetarët do të kenë status autonomi të garantuar të editorialit.

Ramkovski sot e ka vizituar redaksinë ‘Slloboden peçat’, ku është takuar me me menaxhmentin e Adria Media Balkan, si dhe me një pjesë të bashkëpunëtorëve të afërt të dikurshëm në mediumet e shtypura nga Perko Nakov.StrugaLajm

Pas shtatë vitesh burg, Ramkovskit iu ndërpre dënimi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

In : Aktuale

Loading...
loading...