Në Aeroportin e Bazelit, anulohen fluturimet

Pasi që një person ka depërtuar përmes kontrollit të sigurisë, Aeroporti i Baselit (EuroAirport Basel) ka bërë një evakuim të pjesshëm. Policia dhe ushtria franceze në këtë aeroport të përbashkët Zvicër – Francë – Gjermani kanë bërë pastaj kontrollimin e imtë në kërkim të personit të panjohur, transmeton Albinfo.ch. Deri në momentin e raportimit, kërkimi ka qenë i pasuksesshëm. Si masë sigurie, është anuluar një fluturim. Pasagjerët janë përcjellë nga portat e fluturimit në sallën e hyrjes të aeroportit.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...