Paga minimale në Zvicër ja si rregullohet

Pagat do të diferencohen sipas degëve të ndryshme dhe do të shkojnë në mes të 3,300 frangave dhe 3,400 frangave (ndërmjet 2,800 dhe 2,900 euro). Kjo do të thotë të paguhesh rreth 20 franga në orë. E ky ligj vlen edhe për të huajt, duke përfshirë edhe shqiptarët që shkojnë të punojnë në këtë zonë.

Kantoni zviceran i Ticinos, një nga më të varfrit në Zvicër, është duke u përgatitur për zbatimin e idesë së prezantimit të një page minimale, shkruan “20 minuten”, përcjell albinfo.ch.

Pagat do të diferencohen sipas degëve të ndryshme dhe do të shkojnë në mes të 3,300 frangave dhe 3,400 frangave (ndërmjet 2,800 dhe 2,900 euro). Kjo do të thotë të paguhesh rreth 20 franga në orë.

Forcat politike në Parlamentin Kantonal – “Gjelbërit” dhe të “Majtit” janë kundër futjes së pagës minimale. Argumentet e tyre janë se paratë e siguruara janë shumë të ulëta.StrugaLajm

Futja e një pagese minimale në Ticino u miratua në një referendum të mbajtur në 2015. Kantoni pastaj vendosi që duhet të ketë një prag të pagës minimale për rastet kur nuk parashihet marrëveshja kolektive.StrugaLajm

Edicioni zviceran kujton se Kantoni Neuchatel ishte i pari në Zvicër që kishte futur një pagë minimale. Kjo ndodhi më 26 tetor 2017. Madhësia e saj dhe të gjitha kushtet për futjen e pagës minimale erdhën pas diskutimit midis partnerëve socialë. Atje paga është 19.78 franga në orë.

Zvicra nuk ka një pagë minimale fikse në nivel federal. Në të njëjtën kohë, vendi bie në një numër grafikësh për vendin më të shtrenjtë për të jetuar.

Në vitin 2014, kishte ide për të vendosur një rrogë minimale prej 22 frangash në orë dhe 4,000 frangash në muaj, në nivel federal. Por propozimi u refuzua në një referendum pasi votuesit pranuan argumentet e qeverisë se kjo do të dobësonte ekonominë.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...