Rasim Adili-Poshka një peshkatar ndryshe në Strugë

Prej më shumë se 25 vjetësh pothuajse për cdo ditë Rasim Adili-Poshka, bashkë me bicikletën e tij dhe pajisjet e peshkimit pozicionohet në njërin skaj të ‘’Drinit të zi’’ duke hedhur grepin për të provuar dhe shijuar sic thotë peshkimin. Rasimi pas disa viteve punë në mërgim dhe angazhimit si mjeshtër në ndërtim në Strugë një ndër satisfakcionet jetësore të tij tanimë ka peshkimin.Sportin e peshkimit e portererizon si një kënaqësi dhe tereapi për shpirtin.Peshkimi tregon xha Rasimi është një sport që kërkon durim dhe përqëndrim apsolut sepse kur hedh grepin gjithcka që të intereson është që aty të ndalet një peshk.’’Prej 25 vjetësh peshkimi te unë zen një vend të rëndësishëm sepse pothuajse nuk ditë që nuk e praktikojë.Nëse njëherë e provon peshkimin pothuajse asnjëherë nuk mund të ndahesh prej tij .Peshkim është si një llojë terapie për shpirtin sepse kur përqëndrohesh në të gjithcka tjetër nuk ekziston në ato orë që ndan për këtë sport’’thot ai.Rasimi Adili-Poshka veten e portretizon si një peshkatar sportiv si shumë peshkatar të tjerë të Strugës që peshkojnë her në Drinin e zi dhe në ujrat e liqenit.Ai tregon se aktualishtë në Strugë si peshkatar sportivë janë të licencuar rreth 200 peshkatar ndërkohë ka peshkatar që këtë gjueti e kanë pasur sic thotë një llojë trashigimie familjare dhe dembadem janë marr me të pavarsisht që në disa momente ka qënë me rrrezik se edhe mund të penalizoheshe dhe burgoseshin sidomos gjatë regjimit të kaluar.Rasimi thekson se për cdo peshkatar cdo llojë peshku që bien në grep është një kënaqësi më vete por kapja e një peshku të pastër sic njehet në botë trofta e famshme e liqenit të Ohrit për të cilën thuhet se ishte më e preferuara në tavolinën Marie Terzës perandores së Austro-Hungarisë është një kënaqësi e dyfishtë. Zakonishtë ky llojë peshku peshkohej afër ujrave burimor të liqenit që kishin një pastërti të lartë.Ndërkohë ,krapi dhe ngjala këto kanë lokacionet e vecanta peshkimi ku mund ti peshkosh me bollëk duke ndërtuar dhe kombinuar teknika të vecanata por jo si në rastin e peshkut të pastër Peshkimi ngjalës në masë ishte i madh në kohën kur era frynte nga jugu, ndërsa krapin e gjeje sidomos në vendet ku bëhej bashkimi i ujrave të lumejve të vegjël me liqenin.Për ngjalën të ndihmonte era ndërsa edhe peshkimi i krapit ka të fshehtat e veta përfundon ai.Liqeni i Ohrit, që shtrihet ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, është formuar rreth tre milionë vjet më parë. Së bashku me liqenin Baikal në Rusinë juglindore dhe atë të Tanganjikës në Afrikën lindore, është një nga liqenet më të vjetra në botë. Liqeni i Ohrit arrin një thellësi prej 290 metrash dhe është i njohur si “muze i fosileve”. Si i tillë është edhe thesar botëror trashëgimie i Kombeve të Bashkuara. Liqeni i Ohrit përmban sëpaku 146 specie endemike, ku përfshihen 17 lloje peshqish. Shkencëtarët thonë se ky koleksion unik i botës së egër që është zhvilluar i izoluar përgjatë miliona vjetëve .Trofta e famshme e Ohrit, një delikatesë vendase që rritet mbi 11 kilogram .Në vit sipas raporteve dhe studimeve nga qarqet shkencore thuhet se në liqenin e peshkohet deri në 100 tonë peshk të të gjithë llojeve.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...