Pasi sherrit në Facebook, dalin e theren me thika

Një rast i prishjes së rendit dhe qetësisë publike ka ndodhur dje pasdite në rr. “14 Qershori” në Gjakovë, që ka rezultuar edhe me lëndim trupor.

Raportohet se gjashtë të dyshuar meshkuj shqiptarë pas një zënke verbale përmes Facebook-ut janë takuar dhe janë rrahur ne mes veti, ku njëri nga ta është goditur me thikë në kokë me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.StrugaLajm

“Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...