Ka nisur lufta për vulat e Besës

Grupi i Shkupit të Lëvizjes BESA në mbledhjen e fundit që mbajtë shkarkoi kryetarin aktual
Bilall Kasamin nga kreu i partisë, por nga ana tejtër Bilall Kasami bashkë me deputetin Fadil
Zendelin mbajtën mbledhje në Tetovë ku Kasami do të qëndrojë në krye të kësaj partie deri
në muajin shkurt, kur do të mbahet edhe kongresi i parë i partisë.
Por kush i ka vulat e partisë, a do të krisin grushtat mes grupit të Shkupit dhe Tetovës. kjo
mbetët të shihet ditëve në vijim edhe pse Fadil Zendeli nuk arriti tia merr vulat Vesel
Memedit kur u përça RDK-ja.

Përçahet Lëvizja BESA, një parti me dy kryetarë
Lëvizja BESA zyrtarisht është përçarë në dysh, duke funksionuar në dy fronte të ndryshme.
BESA që ishte shpresëdhënëse dhe që synonte që të jetë subjekti i fuqishëm opozitar
shqiptar, shënoi rezultate të mëdha si një parti e re, duke u përfaqësuar kryesisht nga
figura të reja politike. Por ajo sot u nda përfundimisht në dy rrugë.
Nëri nga fraksionet partiake udhëhiqet nga grupi i Tetovës i kryesuar nga lideri i
deritanishëm Bilall Kasami, Adnan Azizi dhe në anën tjetër nga grupi ku janë pjesë degët e
Shkupit dhe Kumanovës, të drejtuara nga deputetët Afrim Gashi, Nexhdebin Kahremani,
Zeqirija Ibrahimi, Zejd Rexhepi si dhe Arben Labënishti nga dega e Strugës.

Përçarja u dëshmua edhe me mbajtjen e këshillave qendrore paralele. Në Tetovë në
mbledhjen e mbajtur për kryetar u zgjodh që të mbetet Bilall Kasami, deri në organizimin e
Kongresit partiak në fund të muajit shkurt.
Ndërsa në Shkup në mbledhjen e pjesës të Këshillit Qendror për kryetar u zgjodh
Nexhbedin Kahremani, deputeti dhe anëtari më i vjetër i Lëvizjes BESA.
Në këtë mbledhje u diskutua për përgjegjësinë për rezultatin, bllokimin e partisë dhe
shkeljen e statusit nga ana e Bilall Kasamit. Ai tha se për këtë arsye, Këshilli Qendror
vendosi shkarkimin e Bilall Kasamit nga detyra e kryetarit të Lëvizjes BESA. Ditëve në vijim
priten lëvizje dhe vlime të tjera përbrenda kësaj partie, e cila tashmë po mbijeton një
tronditje të rëndë, ashtu siç pësuan RDK dhe partitë e tjera në Maqedoni. (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...