Kasami i kërkon ndihmë policisë, grupi i Shkupit e “shkarkon”

Përçarjet dhe “lufta” në Lëvizjen BESA nuk ka të ndalur. Madje në këtë mes të grupeve që një kohë të gjatë nuk i kanë fshehur ambiciet për kreun e partisë, është thirrur në ndihmë edhe policia.
Gazeta KOHA merr vesh se kryetari aktual i BESËS, Bilall Kasami është drejtuar organeve të rendit për ndihmë, me pretendimin se anëtari i Kryesisë qendrore, Skender Rexhepi-Zejd, ka thyer dhe demoluar zyrën e tij në selinë e partisë.
“Policia i është përgjigjur thirrjes së Kasamit, megjithatë kanë konstatuar se asnjë dëm nuk është shkaktuar pos që është ndërruar kyçi i derës”, thonë burime zyrtare për gazetën KOHA.
Në ndërkohë, paralelisht me mbledhjen e Kryesisë qendrore në Tetovë, edhe “grupi i Shkupit” i kryesuar nga Zeqirija Ibrahimi, Afrim Gashi dhe Zejd Rexhepi kanë mbjtur mbledhjen e, siç kanë thënë, të Këshillit qendroro, ndërsa kanë shkarkuar nga detyra e liderit Bilall Kasami.
Nga ana tjetër, zyrtarë të BESËS nga “grupi i Tetovës” thonë se Kasamit i është besuar detyra e kryetarit deri në Kongresin e muajit shkurt. (koha.mk)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...