Përkujtesë, profesor Luman Çermenikës

 

Lebit Murtishi

Historia është e rreptë, mësues i dashur!StrugaLajm

(Përkujtesë, profesor Luman Çermenikës)StrugaLajm

Mësuesi dhe kolegu im, që i kushtoi gjithë jetën arsimit dhe edukimit të brezave në shkollën tetëvjeçare ,,Ashim Agushi” në Ladorisht, në vitet e largët dhe të errët të fillimit të nëntëdhjetave, vuri gjithë qenien e tij njerëzore, atdhetare dhe intelektuale në themelet e një epoke të re, duke iu bashkuar, pa asnjë pikëpyetje dhe asnjë hezitim, Këshillit Themelues dhe grupit të zgjedhur të intelektualëve të Strugës, për t’i hapur rrugë të reja, sa të lavdishme po aq të rrezikshme, arsimit shqip në ato treva…Ishte mësuesi më i moshuar dhe më me përvojë në mesin tonë. Prandaj, tashmë, detyra e tij tejkalonte përmasën e një mësuesi, tejkalonte figurën e një kolegu, dhe çdo ditë e çdo orë, shndërrohej në një burim frymëzimi
dhe në simbol qëndrueshmërie, natyrisht…
Historia është e rreptë, mësues i dashur! – Ajo krijohet në një rrethanë dhe shkruhet a s’shkruhet në një tjetër, dhe shkruhet a s’shkruhet pa marrë me vete bijtë e vet!..Këtu qëndron edhe lavdia, edhe pesha e historisë; kur ajo kthehet në një kohë që Atdheut i mungon drita…Prandaj s’kanë frikë bijt e dritës nga përpëlitjet e errësirës për të zënë vendin që s’i takon…Zoti të dhëntë Dritë, siç të dha njëhërë e përherë, nga Drita e Tij e amshueshme…


Loading...
loading...