Vjedhje e rëndë në Kërçovë, vidhet bizhuteri ari dhe para me vlerë 30 mijë euro

Dy persona të panjohur dhe të maskuar dje kanë kryer një grabitje në një shtëpi në fshatin Mamudovci të Kërçovës, kan arritur të vjedhin stoli ari dhe para me valutë të huaj, duke shkaktuar dëme materiale prej 30.000 euro, transmeton TetovaSot.

Siç është raportuar në polici, dje rreth orës 10:00 në fshatin Mamudovci të Kërçovës, në një shtëpi në pronësi të R,A (75), dy persona të panjohur dhe të maskuar kanë kryer grabitjen, duke marr me vete 63 copa ari (lira), 360 franga zvicerane dhe bizhuteri ari të ndryshëm, duke shkaktuar dëme materiale prej rreth 30,000 euro.StrugaLajm

Banditët, pasi kanë hyrë në shtëpi, e kanë spërkatur me sprej nga sytë RA, dhe më pas fizikisht e e kanë sulmuar. Pas kërkimit, ata kanë arritur të gjejnë arin dhe parat e gatshme. Pronarin R.A i është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Mjekësore-Kërçovë, ku pati edhe lëndime trupore.StrugaLajm

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi nga ana e një prokurori publik dhe një ekipi nga Stacioni Policor i Kërçovës. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e autorëve dhe për të pastruar plotësisht krimin.

In : Aktuale

Loading...
loading...