Ziadin Sela,ja ku ndahemi me Besën

Lideri Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, në një deklaratë dhënë për medial.mk, ka pohuar se nuk është aspak korrekte nga ana e Lëvizjes Besa, që të kërkon kandidat konsesual vetëm në Komunat ku ata qëndrojnë dobët me vota, por të njëjtën do të ishte mirë ta kërkojnë edhe në ato komuna, ku kanë shënuar rezultate të mira si psh: në Komunën e Çairit apo të Tetovës, njofton medial.mk.

“Nuk e di pse Lëvizja Besa nuk ka kërkuar kandidat konsesual në Komunën e Çairit, apo të Tetovës ku kishin rezultate të mira. Nëse Besa kërkon kandidat konsesual të kemi në Tetovë dhe Çair, atëherë duhet të merret se propozimi i tyre qëndron dhe është qëllim mirë. Vet fakti që mundohen t’i ruajnë pozicionet e tyre politike edhe në ato komuna ku kanë humb, të kërkojnë kandidat konsesual, është deklaratë jo qëllim mirë, tendencioze, që ka për qëllim të luftojnë përmes konsualitetit një oponent të tyre politik, në rastin konkret Aleancën për Shqiptarët”, tha mes tjerash për medial.mk, lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela.

Sela thotë se me Lëvizjen Besa opsioni i koalicionit mbetet, por që ende është herët të flitet për një gjë të tillë.StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...