Presidenti i F.C. Struga sulmuesit Besart Ibraimi i dhuroi fanellën me numrin 2️⃣0️⃣0️⃣

Presidenti i F.C. Struga, Arbtrim Qyra, para ndeshjes kundër Gostivarit, sulmuesit Besart Ibraimi i dhuroi fanellën me numrin 2️⃣0️⃣0️⃣, që asocon në numrin e përgjithshëm të golave të tij të shënuar në historinë e futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë.
Bomberi kërçovar si pjesë e Napredokut, Vëllazërimit të Kërçovës, Renovës, Shkëndijës dhe tashmë Struga Trim Lum, ka shënuar plotë 2️⃣0️⃣1️⃣ gola, shifër kjo që vështirë se mund ta thyej ndonjë lojtar i ri në një të ardhme të afërt…👏👏👏

ForcaBesart

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...