“Peshqit pa ujë te Drin i Zi”, ja çfarë thonë nga ELEM

Peshq të ngordhur në shtratin e lumit Drini i Zi në Strugë. Në disa vende ku nuk ka ujë, ka peshq të vegjël të bllokuar në baltë. Por banorët e Strugës thonë se një gjë të tillë nuk e mbajnë mënd asnjëherë. Për fat të keq, shumica e tyre janë të ngordhur. Situatën aktuale e krahasojnë me katastrofë ekologjike Edhe pse reagimet fillestare në publik janë se kjo është për shkak të pastrimit të shtratit të lumit nga ana e ELEM-it, nga kompania kanë shpjegim tjetër. Nga filiali ELEM-it në Strugë, HEC Drini i Zi për Alsat thonë se këto ditë ka pasur një rënie të nivelit e lumit për shkak të aktiviteteve ndërtimore në afërsi të urës së çarshisë, por nuk kanë informacione për gjendjen aktuale.

“Për shkak të gërmimit të themeleve për aktivitete ndërtimore, niveli duhet të reduktohet në mënyrë që të mos ketë probleme me ujin. Për zvogëlimin e nivelit u informua edhe kryetari i komunës me kërkesë të investitorit”, thonë nga HEC Drini i Zi.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...