Shkatërrimi i kallamit në Strugë, OJQ-të duan të jenë pjesë e inspektimit (VIDEO)


Qytetarë dhe aktivistë për mbrojtjen e mjedisit në Strugë kërkojnë të përfshihen në procesin e inspektimeve në bregun e liqenit. Ata nuk besojnë në rezultatet e inspektorëve shtetërorë të ndërtimtarisë, bujqësisë dhe ambientit jetësorë të cilët thonë se nuk kanë vërejtur asgjë apo më saktë, se nuk kanë zbuluar punime ndërtimore apo aktivitete përgatitore për ndërtimin e pesë parcelave që janë kontrolluar.

Do t’u jap fotografi të bëra nga droni, janë bërë vetëm disa ditë pas ndezjes së kallamit ku do të vërtetohet në cilat parcela ka ndërtim joligjor dhe cilat parcela po përgatiten për t’u ndërtuar. Unë personalisht u bëj thirrje që të më kontaktojnë gjatë kontrollit të ardhshëm të inspektorëve dhe personalisht do t’u tregoj parcela të caktuara pasi vlerësoj se po ndërtohet në mënyrë ilegale si dhe është djegur një sasi e madhe e kallamit, e cila është e mbrojtur”-tha Gligorie Qatoski, lëvizja “Mjaft më”.

Ata shtojnë se Raporti i tre organeve shtetërore nuk përputhet me realitetin në terren.StrugaLajm

Vetëm për pesë parcela deri më sot s’mund të themi se nuk ka ndërtim të parregulluar në bregun e Strugës. Dhe pikërisht kjo shkakton revolt tek organizatat civile ndërsa në mënyrë shtesë i inkurajojnë të gjithë ata që bëjnë ndërtime ilegale të vazhdojnë me aktivitetet e tyre ndërtimore edhe më tej”-pohoi Gligorie Qatoski, lëvizja “Mjaft më”.

Biologu Musa Musai thotë se nevojitet kontroll më i ashpër i shërbimeve të inspektimit. Si shembull e përmend Shqipërinë fqinje ku deri para disa viteve në pjesën e Qaf Thanës e deri në Pogradec në liqenin e Ohrit kanë ekzistuar objekte hotelierike që janë larguar.StrugaLajm

Ndryshe, tre inspektoratet gjatë kontrollit të parë kishin vërejtje vetëm për shkatërrimin dhe ndezjen e kallamit.

Lidhur me shkatërrimin dhe ndezjen e kallamit, jemi të informuar se përreth parcelave që ishin cak i kontrollit vërehet ndezje të kallamit dhe vegjetacionit tjetër, ku nga inspektorati shtetëror për mbrojtën e natyrës dhe inspektori shtetëror i ambientit jetësorë, pranë Prokurorisë Themelore në Strugë është ngritur kallëzim penal kundër një personi të panjohur”-thonë nga Këshilli i inspektimit pranë Qeverisë së RMV.

Nga Këshilli i inspektimit shprehen se mbikëqyrja e jashtëzakonshme e shërbimeve të tyre do të bëhet në bashkëpunim me Agjencinë e kadastrës dhe se i njëjti do të realizohet në pjesën më të madhe të rajonit të Strugës.

In : Aktuale

Loading...
loading...