OPTIMIZMI I HUMBUR dhe EMIGRIMI !

Muhamet Borova


Brengosja më e madhe me të cilën qytetarët janë preokupuar është emigrimi! Njerëzit emigrojnë sepse kushtet socio-ekonomike në vend nuk e hapin rrugën për një ardhmëri optimiste dhe prej subjektëve aktiv njerëzit janë bërë pritës pasiv! Në botë sot ka rreth 281 milionë emigrant. Ekonomia pa potencial serioz është elementi konstant për nxitjen e emigrimit! Njerëzit emigrojnë nga frika e varfërisë si forma më ekstreme që e shtyp dinjitetin tyre! Globalizimi botën e bëri një “fshat” të madh, njerëzit zhvillojnë një jetë “nomade” duke i ndëruar vendbanimet dhe shtetet për ta gjetur mirëqenien. Njeriu modern është “heroi” që lufton për gjetjen e fatit më të mirë te shtetet perëndimore , që portat i mbajnë të hapura edhe për të huajt! Politika me tërheqjen e saj “atraktive” për pushtet , njerëzit i polarizoj në ato që jetojnë me dhimbje dhe ato që janë të privilegjuar! Papunësia është një “krater” i madh që i nxit motivet për shpërnguljen e “trurit” jashta kufijve të shtetit! Politika këtë fenomen nuk e trajtoj me seriozitet dhe ky fenomen në kohën e papërcaktuar mbeti si shkronja e fshirë në letër! Njeriu e ka gjumin e qetë, kur e dinë se e pret një ditë e re me punë dhe mëditje të sigurt, me lëvizje të lirë, me një jetë idilike! Te emigrimi shihet probabiliteti për një jetë ku planet do të materializohen, si ngadhënjim mbi të gjitha vështërsit ! Emigrimi është si “strofa “ e një melodie që vazhdimisht përsëritet në debatet publike, në rrjetet sociale , në emisionet TV,në bisedat e përditshme , por pa rezulltate produktive për ta penguar ose ngadalsuar! Sa më tepër flitet për largimin nga atdheu ,largimi bëhet zgjedhja më e mirë për të rinjt, në realizimin e ambicieve e tyre konform me frymën e kohës moderne . Europa shihet si alternativë më e mire për buzëqeshjen e fatit të gjeneratës së re. Individi si imigrant i vendosur mirë nuk e ka dilemën të kthehet ose të jetoj jashtë. Dilemat zhduken kur njeriu nuk ndihet i zhgënjyer nga shteti ku jeton! Një shtet që shtetasve ua këthen vetëbesimin është shtet i bekuar, ideali i shtetit të atillë është drejtësia dhe mirëqenia e popullatës! Emigrantët nuk mendojnë për jetën e mirë, por atë e jetojnë! Shteti nuk mund ta zgjatë jetën e qytetarëve, por mundet tu siguroj jetë plot me ngazëllim!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...