Ali Vishko, strugani që dha një kontribut të madh për historinë e shqiptarëve të Maqedonisë

Prof. Dr. Nebi Dervishi

Shkase – Prof. Dr. Ali Vishko

(Me rastin e 90 vjetorit të lindjes)

 Para dy vitesh Kryesia e Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni mori nismën për të shënuar 90 vjetorin e lindjes së Prof. Dr. Ali Vishko (15 shkurt 1930), një nga anëtarët më të vjetër, dhe njëherit njërit nga themeluesit e historiografisë shqiptare në trojet shqiptare të ish- Jugosllavisë. Ideja ishte sa e qëlluar, po aq humane dhe domethënëse, për dy arsye. E para, kësodore t’i dilej sadopak, borxhit pedagogut, studjuesit e historianit, i cili më tepër se 40 vjet u muar me studimin dhe shkruarjet e hsitorisë sonë të dhimbshme që nga parahistoria e deri në ditët e sotme, si dhe gjatë gjithë kësaj kohe edukoi dhe nxorrinjë varg gjeneratash (qoftë si mësues, arsimtarë apo profesorë në shkollën e Lartë Pegagogjike në Shkp, në gjimnazin e Tetovës apo në Univeristetin e Tetovës); dhe së dyti, të fillohet dh ndër ne të kultivohet një praktik e shënimeve të krijimtarisë të studjuesve dhe historianëve tanë, ashtu siç është e veprohet tek popujt e tjerë. Një hap në këtë drejtim, shoqata për kulturë dhe art “Tradita” në Tetovë mbajti një Konferencë Shkencore në qershor të 2014, kushtuar “Veprimtarisë arsimore dhe shkencore të Profesor Ali Vishkos”, i botoi në një përmbledhje të veçantë, si dhe në fund me Vendim të Kryesisë së Shoqatës për çdo vjet në mënyrë tradicionale, ndan çmimin kombëtar “Ali Vishko personaliteteve për merita të veçanta në fushën e historisë shkencës dhe kulturës shqiptare.

Profesor Ali Vishko, krahas angazhimeve në procesin edukativo-mësimor e shkencor, është marrë edhe me shumë aktivitete të  tjera: është njëri nga themeluesit e Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni më 1991; njëri nga themeluesit të Universiteti të Tetovës më 4 qeshor 1994 dhe pjesëmarrës në shumë konferenca, tribuna e simpoziume shkencore të mbajtura në Shkup, Prishtinë, Tiranë, Dibër, Strugë, Manastir, Tetovë, etj.

Për shumë vite ka qenë present në mjetet e shkruara dhe alektronike ku ka trajtuar me kompetencë çështjet historike dhe kombëtare, si dhe ka publikuar shumë punime e fejtone me peshë të padiskutueshme kombëtare. 

 Në fund mund të thuhet se prof. Ali Vishko nga vitet 50 të shek. XX, e derisa i mbylli sytë 12 qershor 2009, krahas punës së tij prej mësuesi, profesori e pedagogu, me tërë qënien e tij, iu përkushtua punës kërkimor3e – shkencore për studimin e të kaluarës sonë nga parahistoria (Epoka e Bashkësisë Primitive) e deri në ditët tona. 

Po të ndiqet me kujdes vepritmaria e tij në këtë fushë mund të vërehet se ai gjatë gjithë kësaj periudhe ia doli të arrijë rezultate gjithnjë të mira, t’i thelojë e t’i zgjerojë njohuritë në kërkimin dhe ndiçimin e të vërtetës në historinë tonë. Kontributi dhe  vendi i tij në historiografinë tonë të trevave lindore shqiptare dhe më gjërë është e një rëndësie jot ë vogël, për çka flasin veprat e tij, si: “Manastiri me rrethinë në gjysmën e dytë të shek. XIX”, “Teqe e Tetovës dhe veprimtaria në të, në periudhën e kaluar”, “Historia e kohës së vjetër”, “Letërsia e kohës ilire, Shen Hieronimi”, “Kryengritja shqiptare e vitit 1910”, “Kryengritja e Dervish Carës”, “Veprimtaria e Dervish Himës”, “Kryengritja shqiptare e vitit 1913 në shtypin e huaj”, “Iliria dhe Ilirët e jugut në të dhënat antike dhe studimet bashkohore”, etj., të cilat kanë lënë gjurmë në historiografinë tonë kombëtare. Shkrimet e këtij vëllimi të botuar në këtë përmbledhje, janë vetëm një pjesë e punimeve të përzgjedhura nga kontributi që ka dhënë prof. dr. Ali Vishko, të botuar nëpër revista shkencore, gazeta ose edhe që nuk janë të botuara ose për herë të parë e shofin dritën e botimit..

Para se ta përfundojmë fjalën tonë do të shtojmë se, gjeneratave të ardhëshme u mbetet ta vlersojnë gjithanshëm kontributin e Prof. Dr. Ali Vishkos, duke ia siguruar vendin e merituar në historiografinë tonë. Ne nga kjo distancë, konsiderojmë se ai ka dhënë një kontribut të çmuar që ndër breza do të respektohet për punën e bërë.

Në fund fare Redaksia faliminderon Drejtorin e Institutit të Trshëgimisë Shiprtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Prof. Dr. Skender Asanin për ndihmën material që dha në mbledhjen dhe digjitalizimin e punimeve të cilat janë të shpërndara nëpër revista, gazeta dhe përmbledhje shkencore në Prishtinë, Tiranë, Shkup, etj.

Shtator 2020  

Redaksia StrugaLajm

Nebi Dervishi

“Shënime bibliografike të librave, monografike dhe punimeve të Prof. dr. Ali Vishko”

  1. Studime monografike:
  1. “Manstiri me rrethina në gjysmën e dytë të shekullit XIX sips burimeve osmane dhe diplomatike”, SH.B. “Flak e Vëllazërimit”, Shkup, 1988;
  2. Dr. Ali Vishko, “Kongreset e alfabetit dhe shkollës shqipe”, Sh.B. “Flaka e Vëllazërimit”, Tetovë, 1992;
  3. Др. Али Вишко,

„Битола и Битолско во втората половина на XIX  век според османиски и дипломатски документи„, Скопје, 1994, год.

  1. Prof. Dr. Ali Vishko,

“Harabati Teqe e Tetovës dhe veprimtaria në të në periudhën e kaluar”, Tetovë, 1997;

  1. Dr. Ali Vishko,

“Historia e kohës së Vjetër”, – Libër universitarë për student, Tetovë, 1997;

  1. Ali vishko:

“Teqeja Harabati e Tetovës dhe roli i saj historik e kulturor në të kaluarn”, Tetovë, 2005;

  1. Prof. Dr. Ali Vishko, 

“Letërsia e kohës ilire – Shën Hieronimi”, SH.B. “Çabej”, Tetovë, 2009;

  1. Prof. Dr. Ali Vishko

“Kryengritja e Kosovës e vitit 1910”, SH.B.”Çabej”, Tetovë, 2009;

  1. Ali Vishko

“Harabati Teqe e Tetovës dhe veprimtaria në të në periudhën e kaluar”, SH.B. “Arberia Design”, Tetovë, 2015;

  1. Artikuj, fejton, punime shkencore të botuara në revista shekncore, gazeta dhe në përmbledhje të materialeve nga konferencat shkencore
  1. “Kongresi i Dytë i Manastirit – 1-3.04.1910”, në Revistën “Përparimi”, nr. 5, Prishtinë, 1970
  2. “Makinacionet rreth ardhjes së Vilhem Vidit – princë në Shqipëri”, në Revistën “Përparii”, nr. 6, 1971, Prishtinë.
  3. “Një memorandum i udhëheqësve të Kosovës – drejtuar konsllatës angleze në Shkup, në prag të Kryengritjes së vitit 1912”, në Revistën “Fjala” dt. 14.08.1975, Prishtinë
  4. “Një tentativë e Portës së Lartë për reforma në krahinat shqiptare kah fillimi i vitit 1912”, Revsta “Përparimi”, nr. 2, 1976, Prishtinë, f. 217-222.
  5. “Përpjekjet për shkollën shqipe në kohën e Rilindjes shqiptare”, në Revistën “Përparimi”, Nr. 4., Prishtinë, 1988, f. 451-462;
  6. “Propaganda megalogreke kundër Rilindjes shqiptare dhe lufta e rilindasve me të”, në Revistën “Përparimi”, nr. 8, Prishtinë, 1972, f. 666-710.
  7. “Nahija e Strugës”, në Revistën “Përparimi”, nr. 5, 1973.
  8. “Kryegritja e shqiptarëve në vitin 1913 në shtypin e huaj”
  9. “Kryengritja e Kosovës e vitit 1910”, e botuar fillimist në gazetën “Flaka” – (fejton)- dt. 29.XII.2000 – 25 janar 2001; I njëjti punim me ndërhyrje e plotësime vite më vonë Shtëpia Botuese “Çabej” do ta  botojë në formë libri në korrik të vitit 2009.
  10. “Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj aspiratave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, botuar në gazetën “Flaka” në vazhdime (dt. 15 dhjetor – 22 dhjetor 2003).
  11. “Krijuesit shqiptar që i kontribuan qytetërimit botuar”, fejton në gazetën “Flaka” dt. 4.07 – 10.07.2002;
  12. “Kosova në marginat e historisë”, në gazetën “Flaka”, në vazhdimet dt. 07. VII – 12/13. 07.2003.
  13.  “Iliria dhe ilirët e Jugut në të dhënat antike dhe studimet bashkohore”, në gazetën “Flaka” në 22 vazhdime ( dt. 19 shtator – 14 tetor 1995).
  14. “Racionalizmi, panteizmi e misticizmi filozofik i Naimit” në gazetën “Flaka”, dt. 12 dhjetor 2001, f. 9;
  15. “Disa të dhëna mbi pikëpamjet filozofike të Hoxhë Tahsimit”, në Revistën “Jehona”, Nr. 10, Shkup 1972.
  16. “Rrethanat arsimore në Kazanë e Tetovës në gjysmën e dytë të she. XIX”, në Revistën “Përparimi”, nr. 4, PRishtinë, 1976;
  17. “Krishterizmi dhe të krishterët në Strugë e rrethinë në lashtësi”, në gzetën “Flaka”, në dy vazhdime 24-26. 03. 2001, f.12.
  18. “Veprimtaria e Dervish Himës në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, në gazetën “Flaka e Vëllazërimit” (fejton dt. 07.01.deri 30.1. 1994).
  1. Punime të botuaa në përmbledhjet e materialeve të Simpoziumeve, tribunave dhe konferencave shkencore
  1. Popullata e Strugës ë shek. XV- sipas vakufnaves të Sinanudin Jusuf Çelebiut”, në materialet e Simpoziumit “Shqiptarët e Maqedonisë”, 21 dhjetor1991, Shkup 1994, faqe 127-132.
  2. “Kryengritja e Dervish Carës”, në Materialet e Simpoziumit “Pollogu nëpër shekuj”, Tetovë, 1994, f. 171-183.
  3. “Rrethanat ekonomike në Pollog nëpër shekuj”, Materiale të simpoziumit “Pollogu nëpër shekuj”,  Tetovë, 1994, f. 143-152
  4. “Pashallëku i Tetovës”, në Materiale nga simpoziumi “Pollogu nëpër shekuj”, Tetovë, 1994, faqe 17 – 34.
  5. “Rrethanat arsimore në Tetovë e rrethinë në periudhën osmane”, në material të simpoziumit “Tetova nëpër shekuj”, Tetovë, 1994, f. 113-124.
  6. “Rrethanat arsimore në Dibër – në gjysmën e dytë të shek. XIX”, në Materialet e Simpoziumit “Dibra dhe etnokultura e saj”, Vëllimi II, Dibër 1995, f. 79-84.
  7. “Fillet e kulturës osane në Ohër e rrethinë”, botuar në Revistën “Hëna e Re”, dt. 15 mars dhe 01 maj 1994, etj.
  1. Punime në dorëshkrim
  1. Demostratat e vitit 1968 në Tetovë” – kumtesë në Simpoziumin shkencor kushtuar 40 vjetorit të Demostratave në Tetovë, 22-23 dhjetor 2008;
  2. “Rregullimi administrativë i Vilajetit të Manastirit, Prishtinë 1977, (Temë e magjistraturës në dorëshkrim).
  3. “Veprimtaria patriotike e Ibrahim Temos në koloninë shqiptare të mërgimit në Rumani”
  4. “Një protest e Komitetit shqiptar të Stambollit, dërguar Kontit Austro – Hungares, Andrashit, Ministër i punëve të Jashtme i A – H, kundër vendimeve të Traktatit të Paqes së Shën Stefanit (3 mars 1878).
  5. “Rezistenca shqiptare në Pollog nën Skenderbeun kundër invazioneve osmane”.
  6. “Kryengritja shqiptare e 1913 në shtypin e huaj” (24 faqe).

Loading...
loading...