PSE IKIN TË RINJTË?

Xhelal Neziri

Sepse me rrogën që marrin nuk e lidhin dot fillimin me fundin e muajit;
Sepse punojnë si robër për 200-250 euro kurse pronarët e tyre numërojnë milionat;
Sepse ekonomistët që duhet të sensibilizojnë këtë problem janë bërë politikanë populistë;
Sepse partitë politike nuk merren me këtë problem pasi kanë tema “më madhore” për t’i trajtuar;
Sepse janë të tmerruar mos u ndodh të kenë nevojë për jetë pasi “shoqatat humanitare” nuk i ndihmojnë nevojtarët pa i ekspozuar (poshtëruar) para kamerave për agjenda të errëta!StrugaLajm

TË RINJTË do të ngelen këtu vetëm nëse ka shpërndarje fer të kapitalit, gjë që do t’u mundësojë një pagë mujore dinjitoze. Kjo arrihet me zbatimin e ligjeve, e jo me favorizimin e oligarkëve.StrugaLajm

HIDARJA duhet të jetë kryetema e këtyre zgjedhjeve!

In : Aktuale

Loading...
loading...