Qeveria ka strategji për mbrojtjen e liqenit të Ohrit

Arritjet e mëdha të Maqedonisë Veriore në plan të jashtëm dhe të brendshëm janë potencuar sot në takimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe koordinatores së përhershme të KB-së në vend, Rosana Duxhiak.

Ato në takim kanë konstatuar se periudha që vijon mundëson kushte tërë kjo të vendoset në funksion të nevojave të qytetarëve.

Në takim siç potencohet në kumtesën e Qeverisë, është theksuar bashkëpunimi i i shkëlqyer i partneritetit mes Qeverisë dhe institucioneve në vendin tonë dhe KB, për çështje në interes të vendit, qytetarëve, si dhe për aktivitetet për realizimin e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm, të konfirmuara nga KB-ja.StrugaLajm

Zaev e falënderoi për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që e ka vendi ynë nga KB-ja në procesin e demokratizimit të vendit, si dhe në fusha të rëndësishme për qytetarët, posaçërisht në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

“Kjo është një periudhë e çmuar për Republikën e Maqedonisë Veriore, pasi janë hequr pengesat për integrimet euroatlantike, janë hapur shumë mundësi për përfitime ekonomike qytetarëve si dhe çështjet që prekin cilësinë e jetës së përditshme. Shpresojmë se deri në fund të vitit do të jemi shteti i 30 anëtar i NATO-s. Procesi i integrimit hapi mundësi për shumë investime të huaja, në të cilat vendi është përmendur si më i miri në rajon. Ka hapësirë për intensifikimin e bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara në mënyrë që përfitimet e mëtejshme do të ndihet nga qytetarët e vendit tonë, ndërsa si qeveri dhe si shtet ne jemi të gatshëm të kontribuojmë çdo gjë të mundshme për të realizuar qëllimet e përcaktuara globale për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Zaev .StrugaLajm

Duxhiak potencoi se familja e KB-së pret të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyer me partnerët e Qeverisë, me shoqërinë civile dhe bashkësinë ndërkombëtare, në frymën e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, në këtë proces do të kyçen të gjithë faktorët e nevojshëm shoqëror.

Në këtë drejtim, në takim është diskutuar për aktivitetet e Qeverisë, veçanërisht në fushën e energjetikës, me qëllim që të kontribuonte në uljen e ndotjes. Është biseduar edhe për masat që i konfirmoi dhe ndërmorën Qeveria për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit dhe rajonit të Ohrit, përmes ndërprerjes të punëve ndërtimore, legalizimin posaçërisht përmes ligjit, për plan të ri urbanistik për Ohrin dhe ligjin e ri të planifikuar për Liqenin e Ohrit.

In : Aktuale

Loading...
loading...