Sela apo Kaba?Kuvendi i degës e cakton kandidatin për kryetar të Strugës

Edhe pse akoma nuk ka një kumtim zyrtar se kur do të ndodhi caktimi i kandidatit për kreun e komunës së Strugës nga ana e Aleancës për Shqiptarët, jozyrtarish Strugalajm mëson se do të jetë Kuvendi i degës organi që do e zyrtarizojë kandidatin si dhe listën e këshilltarëve.Me gjasë ky organ do të mblidhet gjatë javës së ardhshme .Si shef i shtabit zgjedhor për Strugën përmendet ushtruesi i detyrës kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Ymer Ymeri .Ndërkohë si kandidatë më i avantazhuar për të garuar në Strugë nga Aleanca për Shqiptarët përmendet lideri Ziadin Sela por pjesë e garës mund të jetë edhe anëtari i Kryesisë Garip Kaba,por do të jetë Kuvendi i degës që do e zgjidhi këtë dilemë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...