’Shpesa’’një shkollë e kulturës në Veleshtë (Retro)

SHKA “Shpresa” nga Veleshta është njëra nga shoqëritë më të vjetra në rrethin e Strugës që ka bërë histori jo vetëm në Strugë por në gjithë hapësirën shqiptare.Aktiviteti i saj ka filluar para më shumë se dyzetë vitesh ndërkohë ligjërisht është regjistruar para 35 vjetësh në një kohë të vështirë pa kushte dhe mjete të nevojshme për një aktivitet të tillë kulturor.Vahit Nasufi poeti i njohur strugan dhe një nga drejtuesit e këtij institucioni kulturor për 17 vjetë pas viteve të 90 tregon se ajo kohë duhet mbajtur mend për entuziazmin e madh të të rinjve dhe të rejave veleshtare dhe për përkushtimin e tyre të pa lodhur që këngët dhe vallet vendore mos i mbuloj pluhuri i harresës.’’Kjo ishte vlera më e madhe që cucat dhe vocat e Veleshtës ja sollën si peshqesh më të shtrenjt vendlindjes tyre të dashur.Filluan paraqitjet e para në skenën e hapur.Në oborr të shkollës dhe pastaj te sheshi i dy rrapave.Diçka po ndodhte në fshat. E paparë dhe e pa dëgjuar gjer atëherë.Këngëtarë dhe këngëtare të reja..Valltarët si më serbes.Orkestra e kompletuar.Daullja pizga dhe klarineti jehonte për mrekulli.Eh Zizi Zizi!-nuk mund të mos përmbaheshin të pranishmit prej kënaqësisë që ua sillte ustai i madh me melodinë dhe virtualitetin e rënies së instrumentit që kishte për zemër.Kështu ka filluar dhe po lindte një grup që më vonë pas disa viteve do të quhej shoqëri.Nuk kishte emër.Me rëndësi që këndohej.Vallja mirrte flakë.Valltarët e zgjedhur dhe në moshën e përshtatshme i rrëmbente ajo…Kështu ishte fillimi’’thekson Nasufi. Vitet e nëntëdhjeta ishte koha kur “Shpresa” filloi të punoj dhe ushtroi me profesionistët e sprovuar,korifejt e koreografisë shqiptare siç ishin Besim Jazexhiu,Sadi Halili,Avni Ndreu,Dilaver kryeziu dhe kopozitori i mirënjohur Përparim Tomçini ishin ata që SHKA’’Shpresës’’i dhanë një dimenzion më të lartë artistik.”Shpresës” nuk i ka munguar ndihma nga intelektualët , të cilët të shtyrë nga pasioni jo nga përgatitja profesionale janë bërë pjesë e pandashme e saj tregon Nasufi. “Shpresa”gjatë rrugëtimit dhe punës të saj pati vështirësi dhe probleme nga më të ndryshmet.Edhe emërtimi i saj u problematizua dhe kontestua nga strukturat e atëhershme të sistemit komunist.U desht mund dhe përpjekje e madhe që ajo të pagëzohet me emrin e dëshiruar nga shumica e antarësisë kryetarit dhe kryesisë të asaj kohe.
Si çdo shoqëri tjetër kulturore dhe artistike edhe “Shpresa” kishte ngritjet dhe rëniet e saj.’’Do ti veçoja vitet e nëntëdhjeta.Një mobilizim i madh i të rinjve dhe të rejave veleshtare.Një shpërthim emocional rinor që askush nuk e kishte paramenduar.Veleshta atëherë gumëzhonte nga kënga dhe ritmet e valleve të bukura shqipe.”Shpresa”mori krah dhe rritej vertikalishtë.Ajo e ndryshoi imazhin e saj dhe u shfaq në skenë me valle të reja gjë që nuk kishte ndodhur jo vetëm në Strugë,por edhe në qytetet me shumicë shqiptare që kishin ShKA të tyre edhe më të vjetra.Si dhe pse ndodhi gjithë ky transformim?Ishte kërkesë e kohës.Shija për këngë dhe valle kishte ndryshuar.Nuk duhet harruar dhe kushtet e ofruara dhe dëshirën e madhe të të rinjve të talentuar për ti shfaqur në skenë vlerat kombëtare dhe artistike ndryshe dhe me kërkesat dhe shijete një kohe tjetër më të avancuar.Kështu “Shpresës”ju këthye shpresa’’ thekson ai. “Shpresa” e viteve të nëntëdhjeta promovoi dhe organizoi një sërë aktivitetesh mori pjesë në manifestime të ndryshme kulturore.Nëpër festivale të shumta jashtë dhe brenda vendit formoi grupin dramatikë me të cilin realizoi një seri shfaqjesh të arrira artistikishtë që u reprizuan jo vetëm në Strugë por edhe në qytete të tjera .Ndërkohë ‘’Shpresa’’ e Veleshtës përvec grupit të këngëve ,valleve dhe atij dramatikë një rëndësi i kushtoi edhe poezisë dhe konkurseve letrare.’’Të gjithë këto të përfshirë në kuadër të SHKA”Shpresa”.Ndaj themi se ajo pra “SHPRESA”ishte institucion a ansambël çka ishte…Nga vitet e nëntëdhjeta e këndej,pa emohuar suksesin e saj që në fillim.Kohrat nuk i ngjajnë njëra tjetrës.E quaj festival poezie sepse u mbajt në kohën e një festivali tjetër. Takuam ata për të cilët shumë vite i kishim ëndërruar…Dritëro Agolli u mrekullua kur e dëgjoi ftesën dhe takimin në Veleshtë.Ai kishte dëgjuar për Veleshtën….Ai fshati i poetëve?,-kështu tha fillimisht.Kontaktuam Enver Gjergjekun,Flutura Açkën që memzi priste të vjen në Veleshtë.Koçi Petriti.Ali Podrimja,Agimi e dinte më parë.Do ta ftonim edhe ate.Hajt mor po ai është në shtëpinë e vet,-bëja hajgare unë,.E ftuam.Jo se nu iu bë qejfi.Kështu e ka ai.Oficialitetet i pëlqen. Pa Nuhi Vincën nuk bën.
.Edhe shumë krijues të tjerë.Dashamirë të fjalës së shkruar sa të duash.Ishte koha e poezisë ajo.Poezia adhurohej’’flet me pasion poeti dhe organizatori i këtyre aktiviteteve .(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...