Skandaloze,67 vjeçari abuzon me një vajzë të vogël

Një banor gjashtëdhjetë e shtatëvjeçar i Kërçovës është arrestuar pasi denoncimeve se në afërsi të Fakultetit Juridik ka abuzuar seksualisht një vajzë gjashtëvjeçare.

Rastin në polici dje e ka denoncuar një banor i Kërçovës rreth orës 14:25, pasi e ka vërejtur se një person mashkull prekte vajzën në disa pjesë të trupit.

Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku i kanë hasur denoncuesin, vajzën gjashtëvjeçare dhe disa qytetarë. Nga policia informojnë se pas masave të ndërmarra, shkurt nga liria është privuar 67-vjeçari B.S. nga Kërçova.StrugaLajm

Fëmijës i është bërë kontroll mjekësor, me ç’rast nuk janë konstatuar lëndime trupore, ndërsa është bërë edhe bisedë në praninë e prindit dhe punonjësit social.StrugaLajm

Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

In : Aktuale

Loading...
loading...