Siljanovska: Si presidente do të punoj për të krijuar unitet, premton se do të bashkëpunojë me opozitën

Pas shpalljes së rezultateve fillestare, kandidatja Gordana Siljanovska Davkova premtoi se si presidente do të punojë për të krijuar unitet, shkruan Alsat.

StrugaLajm

Ajo bëri të ditur se do të bashkëpunojë, siç thotë, me partinë që e ka propozuar, por edhe me opozitën.StrugaLajm

Sipas saj, presidenti duhet të jetë person jopartiak, ndërsa rezultatin e raundit të parë e ka vlerësuar si “frymëzues”.

“Ndonjëherë edhe më vjen turp, a ka mundësi që kaq shumë njerëz të reagojnë kështu? Nuk mendoj se jam e veçantë në shumë gjëra, vetëm e di që, atë që e premtoj, do ta bëj sipas mënyrës time”, tha Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për presidente.

In : Aktuale

Loading...
loading...