Në Misllodezhdë,Bogovicë ,Pohum nuk shkon Posta,ankohen banorët

Banorët e fshatrave të malësisë së Strugës kanë përcjellur shqetësimin se prej kohësh, asnjë  postieri nuk duket në vendbanimet e tyre.Kryetari i Bashkësisë Lokale të Misllodezhdës, Artim Meta, thekson se ai por edhe kryetarët e Bashkësive Lokale të Pohumit,Bogovicës,Zbazhdit dhe fshatrave të tjera deri te Posta e Maqedonisë, në disa raste kanë përcjellur ankesën se drejt fshatrave të tyre  prej vitesh nuk duket këmbë postieri.StrugaLajm

StrugaLajm

Kjo situatë, vazhdon Meta,  përvec se është një hendikep për banorët e këtyre fshatrave, ka inpakt edhe në aspektin financiar, sepse në shumë raste ,si rezultat i vonesave në tërheqjen e faturave, janë të detyruar të paguajn kamata të panevojshme.Ai, thekson se banorët e këtyre lokaliteteve të Strugës,  postën më të afërt e kanë disa kilometra larg.’’Deri tani në disa raste  ne si struktura vendore  kemi përcjellur këtë shqetësim deri te Posta e Maqedonisë por deri tani asnjë zgjidhje nuk është bërë’’thekson Meta.(Strugalajm.com/Radio Rrapi)

In : Aktuale

Loading...
loading...