Strugani akuzohet për “marrjen e një fëmije të mitur’ në Tetovë

Më 27 Nëntor të këtij viti, në Stacionin Policor në Strugë, T.A. (42) nga Tetova, ka denoncuar vepër penale “marrje e një femije te mitur” të kryer nga N.A. (18) nga Struga, i cili në menyrë te paligjëshme e ka marrë vajzën e mitur të të denoncuares nga shtëpia e saj familjare në Tetovë.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në Tetor të këtij viti në shtëpinë e e denoncueses, kur N.A. duke shfrytëzuar mungesën e saj, e ka marrë të miturën dhe më pas kanë ikur në shtëpinë e tij në Strugë.
Pas marrjes së masave në koordinim me Qendrën për Çështje Sociale dhe duke ndjekur udhëzimet e Prokurorit Publik, femija e mitur është gjetur dhe i është dorëzuar nënës së saj.
Kundër N.A. Stacioni Policor nga Struga do të ngrejë padi penale për veprën e kryer.

Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Mbrendëshme Ohër StrugaLajm

Merlina IslamiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...