STRUGA,ZGJEDHJET DHE SHQIPTARËT (?!)

Xhevdet Nasufi/Strugalajm.com

Kuptohet, e natyrshme është që vëndet dhe popujt që kalojn në tranzicion të sistemit politik të përjetojn dhe demonstrojn zhvillime iracionale, deformime dhe abuzime deri në amoralitet, karshi nevojës për ndryshim,zhvillim dhe kalim më të shpejt në demokraci liberale dhe funkcionale.Realisht, e tërë kjo te ne shqiptarët këndej e andej kufirit është stërzgjatur, konfuzuar dhe mjegulluarskajshmërisht. Vëndet e shumta të të ashtuqujturit blloku lindor (Ungari,Slloveni, Çeko-Sllovaki,Poloni…) me lehtësi dhe në kohëshkurtësi e kaluan këtë tranzicion, kurse edhe pas 30 vjet duket sikur koha është ndalur për shqipëtarët, apo rezistenca ndaj të kaluarës sikur po dobësohet, edhe përpos resurseve dhe kapaciteteve njerëzore maramendëse.
Për shembull, i referohemi zgjedhjeve vëndore që jan në prag, zgjedhjet si mjeti më sublim i demokracisë, por edhe si eveniment më i rëndësishëm dhe mjetmatje se sa janë transformuar Shqiptarët ( koha dhe vëndi është Struga),ama e mjaftueshme që të ilustron gjëndjen tek mbar shiptarët:
Tanimë,dy janë momente që nuk mund të konsiderohen benefit i demokracisë liberale dhe funkcionale e që janë benefit iShqiptarëve:
Së pari,Shqiptarët janë populli më i përvojtur në Evrop dhe do ishte e natyrshme të apsorbojn lehtësisht dhe me përparsi vlerat më pozitive që duhet të reflektohen në proçes zgjedhor;
Se dyti,Shqiptarët janë populli më i varfër në Evropë dhe do ishte e natyrshme ngarendja pas zhvillimit dhe statusit më të volitshëm socio-ekonomik. Kjo nuk është e mundur me voluntarizëm politikë( kjo është karakteristikë e politikës shqiptare ketu,Kosovë,Shqipëri e gjetiu) dhe mungesë të demokracisë së mirëfillt.
Tërë ky hollokaust sot po ndodh edhe në Strugën (e konsiderojm më shembulloren ndër ne shqiptarët) pitoreske, fole me rëndësi e edukatës dhe kulturës shqiptare. Edhe pse është e këtill, zgjedhjet vëndore në Strugë shënojn momente anakrone dhe të papëlqyera që në fillimin e tyre:
Së pari,nuk zbatohen procedurat, nuk apsorbohet kuadri ligjor, demokracia liberale,bile as rregullat statutore dhe partiake për të promovuar edhe paraprakisht kanditatë për kryetar komune (fundja, ashtu veproi edhe Basha kur i bëri deputetët e vet për në Parlamentin e Shqipërisë- shkoll e çke me te). Nuk u elaboruan as të publikohen vlerat individuale,preferencat profesionale dhe menaxhuese, tabani dhe përkushtimi kombëtar, që të kalohet pastaj edhe në nevojat imediate për Strugën dhe qytetarët të sajë, të demonstrohen proektet, përfshi në veçanti problemin madhor me mërgimin dhe diasporen shqiptare, fenomenin e idologjive radikale si pasoj e mungesës së proekteve dhe kështu me rradhë.
Miq të dashur, që tani janë të dhënat,se gara për kryetarin e Strugës nuk është garë e proekteve,e ideve, e kreacionit,por betejë gladiatorësh, përleshje partiake dhe individuale që nuk i shkon në nder dhe respekt askujt. Lojrat e nënrrogozës, shantazhet e nëndheshme, por edhe pazaret e fëlliqura janë dukuria më mosovike e proçesit zgjedhor.StrugaLajm

Vall, si edhe pas kaq vitesh nuk mësuam për demokracit liberale që zgjedhjet ti konsiderojme venimentin parësor të demokracisë? Vall, zgjedhjet duhet të jenë garë e të fortëve, e të pasurve, e të paditurve, e abuzuesve dhe amoralitetit gjer në pakuptimsi?
Të gjith ju që pa hezitim sfidoni postin e njëshit të Strugës, domosdoshëm duhet të kuptoni se Struga duhet të zbukurohet edhe nga dora e njeriut(kjo pak apo aspak nuk ka ndodh deri tani), duhet të frymojë edhe shqip në kuptimin socio-ekonomik, duhet të inaguroj proektin e zhvillimit dhe të shpresës reale te Shqiptarët për të jetuar këtu dhe për tu impenjuar me vendosmëri për të ardhmen e tyre në Strugë, e jo në Zvicër,Gjermani,Amerikë, Itali …, se ëndrra e tyre mund të realizohet edhe këtu, ashtu si e imagjinojn bile edhe Shqiptarët jasht Strugës vet Strugën.Kandidatët për kryetar nuk duhet fushbetejen zgjedhore ta konsiderojë arenë gladiatorësh.
Prandaj miq të dashur,sot kur propozojm, votojm dhe zgjedhim manaxhuesin e Strugës për katër vitet e ardhshme vall, a nuk duhet të mendojm shtruar dhe mirë edhe për lidhshmërin e Kryetarit të ardhshëm me tërë këto vlera që theksova? Vall, a nuk duhet të jet ajo një marëveshje e fuqishme e kryetarit të ardhshëm me intersat e qytetarëve? Vall po qe se nuk do ishte kështu , pse na duhen zgjedhjet?StrugaLajm


Loading...
loading...