Të rriten rrogat e arsimit

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës vazhdon të insistojë në avancimin e të drejtave të anëtarëve të saj. Kreu i sindikatës, Jakim Nedellkov edhe një herë kujtoi ministrin e Arsimit, Arbër Ademi se punonjësit në arsim meritojnë paga shumë më të larta krahasuar me rritjen prej 5 % që nisi të zbatohet prej shtatorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë që rritje tjetër prej 5 % pritet të zbatohet edhe prej shtatorit të këtij viti.StrugaLajm

Ne shumë herë kemi deklaruar se kërkojmë të rriten pagat për aq përqindje sa është rritur paga minimale në nivel nacional. Gjithashtu, përveç statusit social në arsim ne kemi hapur edhe çështjen e reformave në arsimin fillor dhe të mesëm duke përgatitur edhe ligje për arsimin fillor dhe të mesëm”- theksoi Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.

Në takimin me ministrin e Arsimit, Arbër Ademi mori pjesë edhe drejtoresha e Konfederatës Evropiane të Sindikatave të Arsimit. Mes tjerash, ajo tha se pagat e mësimdhënësve zënë vend të posaçëm sa i përket arsimit cilësor fillor, të mesëm dhe të lartë.StrugaLajm

Për të pasur arsim cilësor janë shumë të rëndësishme pagat e mësimdhënësve, por gjithashtu edhe trajnimi i tyre dhe zhvillimi profesional në vazhdimësi. Që profesioni I mësimdhënësit të jetë sa më tërheqës, duhet të investohet shumë dhe të mirëmbahet e për këtë rol të veçantë ka dialogu social”- pohoi Suzan Floken, Konfederata Evropiane e Sindikatave të Arsimit.

Ministri Ademi ndonëse nuk tregoi nëse do ti pranojë kërkesat e Sindikatës tha se kanë synime të njëjta respektivisht përmirësimin e kushteve për punonjësit në arsim, nxënësit dhe studentët.

In : Aktuale

Loading...
loading...