Anulohet fluturimi nga Ohri i Wizzair drejt Bazelit të Zvicrës!

Avioni i kompanisë “Wizzair”nuk ka fluturuar sonte drejt Bazelit nga Aeroporti i Ohrit .Udhëtarët pas pritjes prej disa orësh janë njoftuar se drejt Bazelit në Zvicër do nisen nesër në ora 09.00.

Nuk është hera e parë që kjo kompani anulon fluturimin nga ky Aeroportit.Udhëtarët që kontaktuan Strugalajm potencuan se nuk u komunikua arsyeja e anulimit por vetëm u njoftuan se do udhëtojnë nesër po me këtë kompani.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...