BDI e futur në senduiç nga LSDM dhe VMRO


BDI e futur në senduiç nga LSDM dhe VMRO.Të ashpërsojë qëndrimet kundrejt tyre.StrugaLajm

Urim SaliuStrugaLajm

LSDM dhe VMRO bashkërisht e kanë futur në senduiç BDI në.Është momenti i fundit që partia më e madhe shqiptare të ashpërsojë qëndrimet kundrejt tyre,të fillojë të reflektojë,tua kthejë në të njëjtën monedhë dhe të ashpërsojë qëndrimet kundrejt tyre.Në të kundërtën do ti paguajë shtrenjtë skenaret e fshehta të tyre .Ata po e shfrytëzojnë BDI në për të luajtur në mënyrë perfekte lojën e tyre pushtetare. Këtë nënçmim e ndjejmë të gjithë si shqiptarë.Nëse BDI vazhdon të viktimizohet për qëllime që përshtati i shkojnë partnerëve të saj maqedonas,atëherë këtë goditje e ndjejmë ne të gjithë.Ka ardhë momenti kur partive maqedonase duhet treguar vija e kuqe deri ku mund të tolerohet.Neve nuk na intereson nëse BDI do jetë ose jo në pushtet më shumë se sa na neveritë kjo mënyrë e lojës së rrezikshme maqedonase ndaj nesh.BDI do ta pësojë keq nëse kësaj rradhe nuk reflekton.Partitë maqedonase gjithnjë bashkëveprojnë në situata delikate dhe nuk e japin për asnjë çmim njëri tjetrin dhe BDI nuk duhet të bëhet neutrali në këtë mes.Duhet të ashpërsohet dhe akoma më shumë distancohet nga këto lojëra të rrezikshme përmes tyre.Nuk është se BDI është pa faj,por jo edhe të merr gjithë fajin e të tjerëve mbi vete.Tani ose kurrë më.Rasti Veljanovski ishte kulmi.

In : Aktuale

Loading...
loading...