Tragjedi në një familje shqiptare, 15 vjeçari vret me kallash vëllanë e tij 12 vjeçar

Një 15 vjeçar ka vrarë nga pakujdesia vëllanë e tij vetëm 12 vjeç. Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Petoq në Fan të Mirditës

Permes një njoftimi për median policia e Lezhes informon se pasditen e 15 nëntorit dy vëllezërit e mitur kanë qenë bashkë duke ruajtur bagëtitë në mal.

“Dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri automatik, 15 vjeçari E.T. nga pakujdesia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij 12 vjeç D.T.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan – MirditëStrugaLajm

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.

Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.StrugaLajm

Babai i djemve, shtetasi E.T., si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Ora News.tv/

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...