Katastrofë në Greqi: Përmbytje të mëdha 16 viktima

Shirat e rëndë dhe përmbytjet në periferi të Athinës kanë vrarë të paktën 16 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

Sipas autoriteteve lokale, stuhitë shkaktuan “dëme biblike” pasi rrugët u shndërruan në rrëke balte dhe mbeturinash. Makinat janë bllokuar në baltë dhe qindra shtëpi janë përmbytur.

Dhjetëra njerëzit janë zhdukur -tha Nikos Toskas, ministri i Rendit dhe Mbrojtjes së qytetarëve -Numri i të vdekurve mund të rritet. Moti i keq parashikohet të vazhdojë deri në fundjavë. ”

Toskas, i cili vizitoi disa nga zonat e prekura të mërkurën, përshkroi skena katastrofike.StrugaLajm

“Një pjesë e autostradës midis Athinës dhe Korintit kishte zhytur dhe bizneset anash saj ishin përmbytur. Shtyllat energjetike janë rrëzuar dhe kanë lënë në errësirë një rajon shumë të madh në disa nga pjesët më të varfra të Athinës”, tha Toskas.

 StrugaLajm

 

 

In : Aktuale

Loading...
loading...