Gjatë ditës së diel, më 20 tetor 2019, është një grindje verbale mes një drejtuesi të autobusit dhe pasagjerëve të tij, si rezultat i një sistemi të dëmtuar të kondicionimit të një autobusi publik, informojnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Autobusi ka qenë i mbushur kryesisht me udhëtarë të Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarë, në destinacionin e tyre nga Maqedonia në Berlin dhe Hamburg.
Në orën 06:20 të mëngjesit, drejtuesit e autobusit iu afruan vendparkimit në autostradë Pyhrn-Priel-Ost, rrethina e Komunës Spital am Pyhrn, për të riparuar defektin. Si rezultat I kësaj, në fillim u shkaktua zënka në mes drejtuesit 38-vjeçar të autobusit nga Maqedonia e Veriut dhe një pasagjeri 39-vjeçar gjerman. Të dy kundërshtarët kanë mundur të ndahen nga bashkudhëtarët e autobusit. Por, pas një kohe të shkurtër është shkaktuar sërish zënka në mes tyre, në rrjedhën e së cilës vozitësi i autobusit u përplas përtokë nga 39-vjeçari dhe u plagos rëndë në fytyrë nga një goditje me shqelm. Sipas dëshmitarëve okularë, edhe babai 56-vjeçar i 39-vjeçarit dyshohet se e ka goditur vozitësin me shqelma, në momentin që ai ishte I shtrirë përtokë.
Kur një patrullë policore kishte arritur në vendngjarje rreth orës 06:45 të mëngjesit, gjendja shpirtërore mes pasagjerëve ishte ende jashtëzakonisht e tensionuar. Vozitësi ështrë dërguar në spitalin më të afërt me lëndime të rënda. Hetimet e mëtutjeshme u bazuan si tejete të vështira duke u bazuar në dëshmi të ndryshme, informon më tej Shtegu.com.
Autobusi ishte në gjendje të vazhdojë udhëtimin e tij pas zëvendësimit me një vozitës tjetër në orën 11:10. Të dy të dyshuarit, udhëtimin e tyre për në shtëpi në Gjermani, e vazhduan me tren.