Velerda Seferi , Hamza Zylali dhe Sara Sinani vijnë në Strugë me tre medalje

Dje (25.11.2018) në Pallatin e Sporteve në Prishtenë u mbajt turneu ndërkombëtar ” Adem Jashari 2018 “. Në një ambient të bukur të krijuar nga Federata e Karatesë së Kosovës, me pjesëmarrjen e mbi 380 sportistëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, para afro 800 shikuesve karateistët tanë me performancën e tyre nderuan figurën më madhështore të historisë tonë më të re, komandantin legjendar ADEM JASHARI. Fjale rasti ne kete aktivitet mbajti edhe Kryetari i Unionit te Karatese Shqiptare z. Alim Hajredini.
Në kuadër të Unionit të Karatesë Shqiptare në Maqedoni u paraqitën edhe tre sportistët e klubit tonë K. K “Drini” duke u stolisur me dy medalje ari dhe një te bronztë.
Me medalje ari u stolisën:
Velerda Seferi dhe Hamza Zylali.
Me medalje te bronztë: Sara Sinani!
Vazhdojmë tutje!

sportistet tane ne kete aktivitet i udhehoqi me shume sukses ndihmes trajneri Shaban Murtishi.StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...