Viti shkollor përfundon me probleme të vjetra në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)


Kjo është jave e fundit për vitin shkollor 2018-19. Nxënësit do të shkojnë në pushim veror dhe shkollat do të mbyllen për një kohë të caktuar. Mirëpo, këtu nuk përmbyllen problemet me të cilat edhe këtë vit shkollor u përballën nxënësit dhe punonjësit në arsim. Shumë shkolla nuk i rikonstruuan, klasë të stërngarkuara me nxënës, shumë nxënës mbeten pa libra ndërsa ata që u furnizuan, morën libra të grisura e të shkarravitura si rezultat i mos ndërrimit të tyre dhe cilësisë së dobët të materialit.

Përveç kësaj, punonjësit në arsim u përballën me punë të dyfisht për shkak të plotësimit edhe të ditarit elektronik si dhe pa motiv për punë si shkak i pagave të ulëta. Kështu vlerësojnë nga Sindikata e pavarur për Arsim dhe Shkencë duke kujtuar institucionet përgjegjëse për përmirësim të kushteve./Alsat-M

Loading...
loading...











Loading…


loading…