Zvicra i jep një shuplakë të fortë Belgjikës, duke i shthurur Djajtë e Kuq me pesë gola, që i kanë dhënë vendin e parë helvetëve. Shaqiri bëhet protagonist me asist, por finalizimi i minutës së 62 është i Elvedi, që e coi rezultatin në 4-2.
Lojtës Videosh
00:00
00:23
Por nuk ka mbaruar ende, sepse Zvicra shënon edhe golin e pestë, pesë minuta nga fundi me Haris Seferovic. Sulmuesi kompleton tregolëshin e tij në minutën e 85, duke vulosur rezultatin.
Lojtës Videosh
00:00
00:18