15 vjeçari nga Maqedonia i zhdukur në Gjermani, por fatmirësisht…

Policia federale gjermane, të mërkurën rreth orës 13:40, në stacionin e trenit në Shtutgart, ka kontrolluar një fëmijë pesmbëdhjetëvjeçar shqiptar nga Maqedonia, i cili paraprakisht ishte hetuar nga kontrollori i trenit në linjën S2, në mes të Schorndorfit dhe Endersbachut, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Pasi nuk ka mundur të dëshmojë se ka pasur biletë udhëtimi të rregullt, kontrollori e ka alarmuar policinë federale gjermane.

Gjatë konstatimit të identitetit të fëmijës me shtetësi maqedonase në stacionin policor në Shtutgart, është vërtetuar se djaloshi ka qenë i lajmëruar në polici si i zhdukur. Policia më në fund ka kontaktuar të afërmit e djaloshit me vendbanim në Rems-Murr-Kreis, të cilët e kanë marrë me vete nga stacioni policor. Pasi kontrollorit i kishte dhënë identitet të rremë, ai do të duhet të llogarisë në procedurë penale për „përpjekje për mashtrim“ dhe „përfitim nga mashtrimi“.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...