Demiri:Brumi shqiptar i Llabunishtit u injorua nga vendimi i Ramiz Merkos

Deri te Strugalajm.com nga qytetar të Llabunishtit është përcjellur shqetésimin se caktimi në pozicionin e drejtoreshës së Ndërmarrjes Publike Higjiena e Dobrinka Gjorxheskës është një vendim që injoron brumin shqiptar të këtij lokalitet.Burim Demiri me origjinë nga Llabunishti i cili transmeton këtë shqetësim deri te Strugalajm potencon se vendimi i Ramiz Merkos që në këtë pozicion të caktojë një person që vjen nga komuniteti pakicë në Llabunishtë flet vet për qasjen dhe qeverisjen që ai ofron për shqiptarët e Llabunishtit.”Ne si qytetarë që kemi rrënjën nga Llabunishti ky vendim na kujton kohën e sistemit të kaluar kur shqiptarët e Llabunishtit luftoheshin vetëm pse ndiheshin shqiptar”përfundon Demiri.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...