17 vjeçari nga Maqedonia tenton të vetvritet në Gjermani

Policia federale gjermane mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22.05 ka arrestuar një shtetas 17-vjeçar nga Maqedonia në stacionin e trenit në Wuppertal-Oberbarmen. Maqedonasi i ri ka tensionuar situatën, duke goditur një nëpunës sigurimi të Hekurudhave gjermane dhe ka shfaqur synimet e tij për vetvrasje.

Sapo forcat e rendit kanë arritur në vendngjarje, djaloshi ri ka filluar ta godasë vetveten, përderisa bashkëpunëtorët e sigurimit janë përpjekur ta qetësojnë. Gjatë vendosjes së prangave nga Policia federale gjermane, ai ka tentuar t`i godasë ata.

Pasi në vendngjarje nuk ka qenë e mundur të bëhet identifikimi i të dhënave personale, policia e ka dërguar në stacionin policor. Rrugës për në stacion, ai ka filluar t`i ofendojë policët dhe bashkëpunëtorët e sigurimit, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë „Shtegu.com“. Me këtë rast, ai edhe ka pohuar rregullisht se do të hidhej para trenit për të bërë vetëvrasje. Duke i përmbledhur të gjitha qëndrimet dhe sjelljet e të riut maqedonas, ai është dërguar në një klinikë psikiatrike.StrugaLajm

Për fat të mirë, gjatë kësaj nuk ka pësuar asnjë person, ndërsa policia ka ngritur kallëzim penal për shkak të rezistencës, përpjekjes për shkaktim të lëndimeve trupore dhe ofendimit.(Shtegu.com)StrugaLajm

 

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...