23-vjeçari nga Maqedonia ka tentuar të vrasë një person dhe të plagosë katër të tjerë

Një shtetas maqedonas 23-vjeçar ka tentuar të vrasë një person dhe të plagosë katër të tjerë pak ditë më parë në Varazhdin të Kroacisë.

Ngjarja ka ndodhur më 28 prill, në orën 03:00, kur maqedonasi e ka goditur dy herë me thikë bashkëmoshatarin e tij në mes të rrugës, duke e lënduar në stomak ku dhe i shkaktuar lëndime të brendshme.

“Me të njëjtin rast ka therur me thikë edhe katër persona të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë prokuroria vendore.StrugaLajm

Djalit i është caktuar masa e paraburgimit dhe do të gjykohet për dy vepra, për të cilat rrezikon deri në pesë vite burg.

In : Aktuale

Loading...
loading...