23 vjeçari u kap me kokainë në Strugë,paditet nga policia

Njësia për Punë të Brendshme- Strugë ngriti kallëzim penal kundër K. R (23) nga Republika e Shqipërisë për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim të paligjshëm dhe shitje e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorsëve”. Më datë 09.10.2020, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogës në koordinim me NJPB Strugë dhe Qendrën Rajonale Perëndim në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare të Qafthanës- Strugë ndaluan një automjet të tipit “golf”, në të cilin ishte i raportuari dhe gjatë kontrollit të tij u gjetën 49,76 gram kokainë. K.R. nga Republika e Shqipërise iu caktua masë paraburgim. Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënese e SPB-Ohër Merlina IslamiStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...