27 prilli një datë kthese e historisë së Maqedonisë , por edhe një datë tjetër e dështimit të politikës kombëtare shqiptare

Bekim Qoku

27 prilli i vitit 2017 është një datë kthese e historisë së shtetësisë së Maqedonisë së Veriut, por edhe një datë tjetër e dështimit të politikës kombëtare shqiptare.

Atë ditë Parlamentin republikan të Maqedonisë e pushtuan bandat e nxitura dhe organizuara nga dyshja famëkeqe Gruevski-Mihajllkov. Ishte dita kur do të votohej kryetari i parë shqiptar i Kuvendit, kur do binte pushteti i vjetër.

Atë datë në kuvend kishte shumë shqiptarë. Por bandat kishin urdhër dhe synim të eliminojnë shqiptarin më të mirë të kuvendit, deputetin Ziadin Sela. Ai u masakrua dhe u la për i vdekur. Mbi sakrificën e Ziadinit më 27 prill u ngrit një Republikë e re Maqedonisë, si me thënë, Republika e tretë, pas 1991, 2002 dhe kjo tani e Veriut.

Çfarë mund të themi për këtë datë.

Kjo është një datë që inicoi një zinxhir ngjarjesh pozitive për shtetin veriomaqedonas dhe për rajonin, megjithëse nuk mund të thuhet se ky pozitivitet vlen edhe për shqiptarët.

Është data që shembi strukturën më nacionaliste të Ballkanit në krye me Gruevskin-Mihajkovin-Ivanovin, që politikisht sytë i kishte nga Rusia, por gjithë financat e vjedhura dhe gjithë bizneset i kishte në perëndim.StrugaLajm

Është data që nxori një qeveri të re pro-evropiane në krye me socialdemokratin Zoran Zaev.

Është data që zgjodhi shqiptarin e parë në krye të kuvendit republikan.

Është data që solli Marrëveshjen e Prespës për ndryshimin e emrit, që ishte kusht për t’u anëtarësuar në NATO. Një marrëveshje. duhet thënë, që mohoi tërësisht ekzistencën e elementit shqiptar në shtet.StrugaLajm

Është data që më 27 mars 2020 MKV u bë anëtare e plotë e NATOs dhe kur hapet rruga për aderim në BE.

Është data që na dha një ligj të ri për gjuhët, që u shit si Ligji për gjuhën shqipe, por që atë e lë në ermërtimin e vjetër dhe poshtërues si Gjuha që e flasin 20% e qytetarëve dhe substancialisht mbetet vetëm gjuhë e përkthyer.

Edhe kjo duhet thënë për atë ngjarje:

Ministri i Punëve të Brendshme gjatë asaj date ishte shqiptar. Por një ministër që vartësit e tij maqedonas që kishin kompetencat reale për të urdhëruar ndërhyrjen nuk i përgjigjeshin në telefon. Prandaj edhe ndërhyrja e policisë në kuvend ndodhi tek kur u mendua se Ziadinin e kishte vrarë turma, pra misioni ishte kryer me sukses.

Atë datë në kuvend nuk ishin edhe dy figurat shqiptare kyçe të mbajtjes në pushtet për aq vite treshen Gruevski-Mihajllkov-Ivanov: aty nuk ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Ata nuk ishin aty, sepse duhet ta kenë ditur se çfarë do të ndodhte atë ditë.

Reagimet zyrtare të shqiptarëve në Tiranë dhe Prishtinë ishin siç kanë qenë gjithmonë ndaj shqiptarëve të MKV, të moderuara dhe paqenxitëse.

Ishte vetëm Lëvizja Vetëvendosje! si parti politike parlamentare që mbajti një konferencë për shtyp një ditë më pas, ku Albin Kurti bashkë me Glauk Konjufcën dënuan ashpër ngjarjen dhe e adresuan qartë e shkoqur thelbin e problemit me shqiptarët e MKV. Të tjetër o nuk thanë asnjë fjalë, o deklaratat e tyre kishin formën e deklaratave të Zelandës së Re për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Albin Kurti në atë konferencë u shpreh, se për ngjarjet e 27 prillit, më e ashpër dhe e drejtëpërdrejtë ishte Ambasada amerikane në Shkup sesa Prishtina zyrtare.

In : Aktuale

Loading...
loading...