28 Nëntori dhe 10 vjetori xhamisë shqiptare ishte festë në Nurnberg të Gjermanisë (FOTO)

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit si dhe 10 Vjetorit të blerjes së objektit të Xhamisë, Qendra Islame Shqipëtare “Bashkimi” në Nurnberg organizoi manifestimin familjar i pasuruar me program kulturorë – edukativ, recitime të poezive dhe ilahijeve nga nxënësit e xhamisë.
Këtë manifestim me pjesëmarrjen e tyre e nderuan edhe përfaqësues të Qendrave Islame nga Shtutgardi, Ausburgu si dhe musafir nga trojet shqipëtare.
Fjalë rasti para të pranishmëve mbajtën Granit Emini, kryetar i QISH “Bashkimi” – Nurnberg, teologët Burim Jashari dhe Hazbi Sulejmani si dhe Hamza Halabaki mësues i gjuhës shqipe.
Mbi “Historikun e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit”, para të pranishmeve fjalim mbajti ish kryetari i QISH “Bashkimi” – Nurnberg, z.Armend Ismajli, në temën “Roli i klerikëve fetar në themelimin e shtetit shqipëtar”, ligjëroi musafiri nga Shqipëria prof. Elmaz Fida, ndërsa mbi “Historikun 10 vjeçar blerjes së xhamisë” fjalim mbajti imami i xhamisë Sevgani ef. Asani.
Në fund të programit u shtrua edhe darka me ushqime tradicionale shqiptare të përgatitura në kuzhinat familjareStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...