30 kërkesa për dëmshpërblim nga stuhia e liqenit në Ohër

Në Komisionin për vlerësimin e dëmeve nga katastrofa natyrore për vetëm disa orë kanë arritur mbi 30 kërkesa për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga era e fuqishme dhe valët e mëdha në Ohër. Dëme më të mëdha kanë pësuar objektet e hotelerisë, ndërsa janë shkatërruar edhe pjesë të bregut të qytetit.

“Ka vetura të dëmtuara nga drunj të rrëzuar. Ka rreth 6 vetura të dëmtuara dhe ishim për vlerësim në disa vende. Ka të dëmtuara edhe çati të shtëpive, objekteve banesore dhe objekteve afariste, oxhakë të rrëzuar. dëme ka edhe në Peshtani dhe Trpejca, ndërsa dëmtime më të mëdha ka pjesa e bregut”, tha Rade Veljanoski, Komisioni i komunal për vlerësimin e dëmeve.

Hidrobiologët paralajmërojnë se mund të ketë përmbytje të reja. Niveli i ujit të liqenit vazhdimisht rritet. Sot është 11 centimetra mbi maksimumin.StrugaLajm

“Kam frikë se nëse kjo shoqërohet me erë të fuqishme, mund të ketë përmbytje të mëdha dhe të ketë dëme të mëdha materiale në bregun e liqenit të Ohrit. Nëse fryn nga jugu, do të goditen anët veriore, ndërsa nëse erërat fryjnë nga perëndimi dëme do të kemi në bregun lindor të liqenit”, u shpreh Zdravko Krstanoski, hidrobiolog.StrugaLajm

Për shkak të paralajmërimeve për reshje të shiut, hotelierët akoma nuk kanë filluar të riparojnë dëmet.

In : Aktuale

Loading...
loading...